Duam t’i përmbushim kërkesat e Turqise deklaron kryeministri suedez.

Pas hapjes së rrugës për anëtarësimin në NATO, Suedia dëshiron që Turqia të dijë se Stokholmi i merr seriozisht shqetësimet e saj dhe do të ndërmarrë hapa për t’i trajtuar ato, tha sot kryeministri suedez Ulf Kristersson.

“Qeveria suedeze i mori seriozisht kërkesat e Türkiyes dhe tregoi vullnetin e saj për t’i përmbushur ato”, tha Kristersson për transmetuesin publik suedez SVT.

“Është e rëndësishme që Türkiye të jetë e bindur dhe e sigurt për atë që kemi thënë dhe atë që kemi bërë”, shtoi ai, duke iu referuar marrëveshjes së arritur të hënën.

Türkiye ra dakord të dërgojë Protokollin e pranimit të Suedisë në NATO në parlamentin e saj pas një takimi tripalësh, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi në Vilnius, Lituani, të hënën, ku 31 liderë të aleancës ushtarake janë mbledhur për një samit dyditor.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Suedia përsëriti se nuk do të mbështesë grupin terrorist YPG/PKK ose organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016 në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Stoltenberg theksoi gjithashtu se bashkëpunimi i Suedisë me Türkiyen në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë përtej anëtarësimit të saj, pasi të dyja vendet ranë dakord të krijojnë një marrëveshje të re dypalëshe të sigurisë, duke përfshirë një koordinator të ri të posaçëm kundër terrorizmit për “përshpejtimin e punës në këtë fushë”.

Suedia dhe Finlanda vendosën të kërkojnë anëtarësimin në NATO pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërsa Finlanda fitoi anëtarësimin këtë prill, Türkiye ishte shprehur se Suedia do të duhet të adresojë shqetësimet e saj të sigurisë – veçanërisht mbi terrorizmin – përpara se të marrë dritën jeshile.

Anëtarët e rinj të NATO-s duhet të marrin miratimin unanim nga të gjithë anëtarët aktualë. Turqia ka qenë anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet dhe ka ushtrinë të dytë më të madhe brenda aleancës./TRTBALKAN

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne