Dy sfida për muslimanët shqiptarë në vitet e ardhshme!

Nga Ervis Jangulli
Sfida e parë që ka lidhje drejtpërdrejt me ne si komb është rrezikshmëria e një lufte në Ballkan, e dëshiruar dhe normalisht e nxitur prej Natos dhe Amerikanëve mes shqiptarëve dhe serbëve. Me sa shohim, qofsha gabim, që shumë muslimanë do përdoren për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe për të luftuar kundrejt një populli fqinj ortodoks. Propaganda mediatike do bëje çmos që ne kosovarët t’i nxjerrin gjokset luftës, e këtu se përjashtoj aspak mundësinë që edhe plot nacionalistë serbë do i fryjnë zjarrit për një konflikt. Muslimanët dhe Ortodoksët (sigurisht trushpëlarë) do ngrejnë flamurin e nacionalizmit dhe do bëhen viktima e ku fitimtari kryesor nga ky konflikt del Amerika, kurse shqiptarët e kanë sfidën edhe më të madhe për ta kuptuar se ku qëndron bishti, për arsye se këto të fundit me idenë se Amerika është në krahun e tyre, do hidhen në luftë ose do e kërkojnë konflikt më me tepër pasion. Nga perspektiva Islame, një luftë e tillë është tërësisht e pajustifikuar dhe sigurisht do rezultoje në dëm të madh për ne si komb dhe për muslimanët si ummet.
Sfida e dytë është se Amerikanët po zhvillojnë një luftë në dobi të Izraelit në Lindjen e Mesme. Zhvillimi më i frikshëm dhe më i dëmshëm që mund të ngjajë është një luftë civile e nxitur nga Amerikanët dhe Izraeli midis muslimanëve sunni dhe shia. Shumë shtete kanë nisur duke hedhur raketa njëri-tjetrit, ku Turqia hedh raketa në Siri, Irani në Irak e Pakistan, Pakistani ndaj Iranit dhe shumë shtete të tjera sulmojnë shoqi-shoqin e Izraeli bën dasëm me raketa në Gaza, ndërkohë asnjë nga këto shtete s’guxon me e sulmu Izraelin. Sfida e dytë, në mendimin tim, është se mund të përsëritet gabimi trashanik i rastit të Sirisë, ku shumë agjentë mund të nxisin edhe njëherë disa palo-muslimanë për të vajtur edhe njëherë në Lindjen e Mesme për të vrarë shiat. Ka plot që e bëjnë këtë propagandë se shiat janë qafirë dhe problemi më i madh i Islamit, dhe duhet të shkojnë këto mercenarët, kryesisht vehabistë e selefinj, por jo vetëm këto, e duhet t’i shfarosin në emër tè Izraelit e Amerikës.
Ne si muslimanë duhet të përpiqemi maksimalisht për paqe e mardhènie të mira si me shiat ashtu edhe me serbët, pavarsisht se armiku ynë i përbashkët mundohet të na shkatërroje ndërmjet vedit dhe të përfitoje sa më shumë nga ky konflikt. Armiku i njerëzimit sot, i paditur madje edhe në Gjykatën e Hagës për gjenocid është Izraeli dhe aleatët e tij!/gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne