Dyshohet se shisnin kokainë pranë shkollave, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se shisnin drogë pranë shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit N. B., 45 vjeç, dhe I. D. (B), 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne