Dyshohet se shisnin mallra kontrabandë, në pranga babë e bir, nën hetim shpërndarësi!

Policia ka vendosur në pranga baba e bir, dyshohet se transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë.

Raportohet se 58 vjeçari me iniciale Sh. A., dhe djali i tij, E. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se i magazinonin mallrat e kontrabanduara në subjektin në administrim prej tyre, në rrugën “Xhanfize Keko”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara”, informon policia.

Baba e bir u vendosën në pranga, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 24 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Next”.

Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, dhe i magazinonin ato, në subjektin në administrim prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Procedohet penalisht në gjendje të lirë, një punonjës i këtij subjekti.

Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne