Edi Rama e Bajram Begaj e bëjnë Shqipërinë shtet islamofob, mbështesin Izraelin e jo Palestinën

Krerët më të lartë të shtetit islamofob dhe të korruptuar shqiptar kanë reaguar për përgjigjenqë i bëri Irani sulmit të Izraelit në konsullatën e saj, duke shkaktuar disa viktima.

Kryeministri Edi Rama, një islamofob i deklaruar tashmë në mbështetje të Izraelit dhe genocidit të tij në Gaza reagon vetëm për kundërpërgjigjen dhe jo sulmin e Izraelit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.

Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan Rama.

Në po të njëjtën linjë me kreun e qeverisë së korruptuar të Ramës, ishte edhe Presidenti Bajram Begaj.

Begaj, i cili e ktheu Presidencën në zgjatim të qeverisë e përdor vetëm për të noterizuar ligjet e saj.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan në rrjetet sociale, Presidenti Begaj. /Gazetaimpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne