Islamofobi Igli Hasani i pashqetësuar viktimat palestinezë, mbështet pa kufij Izraelin!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, islamofobi Igli Hasani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, edhe pse ai erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit që Izraeli bëri ndaj konsullatës iraniane duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e gjithë rajonit në lindjen e Mesme.

Por Hasanit, që po i digjet barku për Izraelin, nuk ka bërë asnjë reagim për mijëra viktimat palestineze që Izraeli shkaktoi edhe vazhdon të shkaktojë në Palestinë.

Po ashtu, Hasani nuk reagoi edhe për sulmin që Izraeli bëri ndaj Konsullatës Iraniane.

Ky qëndrim i njëanshëm i shefit të diplomacisë shqiptare, mund të ketë pasoja për shqipërinë.

Një mesazh, ministri Hasani kishte edhe për shqiptarët që jetojnë atje: Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”,shkruan ministri Hasani./Gazetaimpakt/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne