Ne dy dokumente te siguruara nga Gazeta Impakt, sot me 7 shkurt 2024 Denion Meidani, Drejtor i Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe Iris Luarasi, Drejtore e Linjes se Keshillimit per Gra dhe Vajza kane udhezuar ne emer te qeverise se regjimit Rama, luften e radhes qe organet e sigurise dhe shteterore te Durresit duhet te ndermarrin kunder komunitetit musliman.
Ne kete takim ku ka marre pjese prefekti i qarkut Durres, Emiljan Jani, Drejtori i Policise Vendore, Drejtori i Policise se Kufirit, Drejtori i Sherbimit Social, Drejtori i Agjensise Kombetare te Punesimit, Drejtori i SHISH-it, Drejtori i Burgjeve, Drejtori i Sherbimit te Proves, Drejtori i Drejtorise se Arsimit, Drejtori i Njesise se Kujdesit Shendetesor, Drejtori i Drejtorise se Formimit Profesional, Drejtori i Inspektoriatit te Punes dhe Drejtori i policise kriminale dhe ushtarake; jane udhezuar sesi te drejtojne luften e te gjithe ketyre agjensive kunder besimtareve muslimane ne qarkun e Durresit. Drejtoret e siperpermendur jane bere anetare te Komitetit Rajonal per luftimin e besimtareve muslimane qe nuk i binden politikave te regjimit te Rames dhe ne vecanti linjezimit te regjimit te Rames pro Izraelit dhe kunder Palestines.
Komiteti rajonal i Durresit eshte ngritur pas urdherit nr. 185 te dates 31.10.2023 qe Edi Rama ka nxjerr ne tetor te vitit 2023 si kunderpergjigje e protestive fizike por edhe ne rrjetet sociale te besimtareve muslimane kunder gjenocidit izraelit ne Gaza.
Vendimi i Rames ne tetor 2023 ka ardhur mesa kuptohet me nxitje te ambasades amerikane dhe izraelite ne Tirane, pasi shqiptaret shperthyen ne rrjetet sociale me denoncimet e tyre ndaj zionizmit Izraelit dhe krimeve te tij ne Palestine.
Arrestimet qe po behen ne mbare Shqiperine kunder burrave qe martohen me disa gra, burgosja e Dervish Hasit, sulmet mediatike qe televizione sikur Top Channel dhe organizatat lezbike, LGBT-iste dhe feministe kane nisur kunder burrave neper media, duken qe te jene pjese e nje fushate te mire orkestruar diskriminimi dhe perndjekje kunder besimtareve musliman ne te gjithe Shqiperine. Muslimanet do perndiqen per sjellet e tyre ne familje, marredheniet seksuale, bisedat qe bejne ne xhami, bizneset qe ata operojne dhe punet qe do bejne, sjelljen neper burgje, udhetimet jashte shtetit etj. Regjimi i Rames, mesa duket, do perdori taktika qe nga debimet nga punet dhe shkollat, arrestimet dhe burgosjet, shkaterrimin e bizneseve dhe forma te tjera persekutimi kunder besimtareve qe nuk pranojne te behen spiune me policine e antiterrorit apo qe protestojne kunder Izraelit dhe pro Palestines.