Eksperti i sigurisë: Po fshihen vrasjet misterioze në kampin e muxhahedinëve

Eksperti i sigurisë Ermir Gjinishi, e sheh me shqetësim marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Në  një intervistë tha se ky lloj emigracioni mund të sjellë dhe njerëz të SIS. Mes të tjerash ai theksoi se Shqipëria është vendi i trafikut ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se fsheh vrasjet që janë bërë nga iranianët në MEK, ku viktimat janë hedhur më pas nëpër kanale.

“MEK ta lëshoim gjithë sistemin e sigurisë në tokë . Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit me partnerët. Vetëm këtë vit janë kapur vetëm 50 personazhe të ISIS. Ky lloj emigracioni është kamuflimi më i madh për këta njerëz. Sulmet që janë  bërë në Paris dhe vendet e tjera të Europës erdhën nga këto afrikanë. Kemi një vend që kemi shifra shqetësuese për trafikimin e qenieve njerëzore. Kemi të inflirtuar institucionet e shtetit në këtë trafik.  Shqipëria është vendi i trafikut. E di çdo të thotë të vijnë 10 vetë të ISIS në vend. MEK  nuk ishte akt terrorist? E di se sa njerëz të MEK që i kanë vrarë vetë iranianët dhe i kanë hedhur nëpër rezervuarët. Shteti jonë i mbyll këto histori”-tha ai./euronews

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne