Presidenti i Brazilit, Lula da Silva: Izraeli po bombardon fëmijët dhe spitalet

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka reaguar ndaj Izraelit, duke thënë se më shumë se 4.800 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve në Gaza. Në një aktivitet ku mori pjesë, Lula da Silva tërhoqi vëmendjen për më shumë se 4.800 fëmijë të vrarë në Gaza. “Nuk kam dëgjuar kurrë në lajme se fëmijët janë viktimat kryesore të luftës. Ata po bombardojnë vendet ku janë fëmijët, ku janë spitalet, me pretekstin se aty ka terroristë”.

Ai argumentoi se Izraeli nuk mori në konsideratë “asnjë kriter” kur bëri sulmin, Lula da Silva tha se njerëzit e pafajshëm janë në shënjestër. Duke iu referuar qytetarëve brazilianë të evakuuar nga Izraeli dhe Gaza, Lula da Silva tha se brazilianët u sollën në vend “me sakrifica të mëdha” dhe “në varësi të vullnetit të mirë të Izraelit”.

Presidenti brazilian tha se po hetojnë nëse ka ende brazilianë në Bregun Perëndimor. Ai theksoi se deri më tani kanë sjellë në vend 1.477 shtetas brazilianë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne