Ekstradimi i Julian Assange do të vendoset në shkurt 2020

Rasti i ekstradimit të bashkëthemeluesit të faqes së internetit WikiLeaks, Julian Assange, do të gjykohet në shkurt të vitit 2020, tha gjykata britanike duke mohuar kërkesën për prolongimin e seancës dëgjimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avokatët e Assange-s argumentuan se SHBA ka komplotuar për ta rrëmbyer atë dhe ka kërkuar prolongim të seancës dëgjimore për ekstradimin e tij në SHBA, por gjykatësja Vanessa Baraitser mohoi kërkesën.

Nëse ekstradohet në SHBA, Assange do të përballet me 18 akuza për hakim të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkeljen e ligjit të spiunazhit si dhe me një dënim të mundshëm pas hekurave me vite.

Assange në fillim të këtij muaji u tërhoq nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai u strehua për mbi shtatë vite.

Policia britanike tha se ai u arrestua duke i hequr lirimin e tij me kusht në vitin 2012 dhe me kërkesë të SHBA-ve për shkak të një urdhri për ekstradim.

Më vonë, ai u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht në vitin 2012 pasi nuk iu dorëzua shërbimeve të sigurisë nga Gjykata e Magjistraturës Westminstrer, e cila i dha një burg prej 50 javësh.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, në qershor nënshkroi një urdhër që lejon ekstradimin e tij, duke deklarauar se kërkesa për ekstradim do të trajtohet nga gjyqësori britanik./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne