Elisa Spiropali në Izrael, mbështetëse e propagandës sioniste ndërsa në Gaza vazhdon gjenocidi!

Ndërsa në Gaza vazhdojnë të vriten fëmijë, gra e civilë të pafajshëm, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zgjedhur të udhëtojë drejt Izraelit “në shenjë miqësie” me shtetin që po akuzohet ndërkombëtarisht për krime lufte.

Në vend që të fliste për ndalimin e dhunës dhe nevojën urgjente për armëpushim, Spiropali ndaloi në Festivalin “Nova”, për të përkujtuar viktimat izraelite, duke harruar se çdo ditë në Gaza humbin jetën qindra njerëz nën bombardimet e pamëshirshme.

Ndërsa viziton memorialin “Yad Vashem”, ku kujtohet Holokausti, ministrja duket të ketë harruar gjenocidin që po ndodh sot, para syve të botës.

Në vend të një qëndrimi të pavarur e dinjitoz për paqe të vërtetë, ajo përsëriti propagandën e njohur zyrtare të shtetit sionist, duke folur për “marrëveshje stabiliteti” dhe “bashkëjetesë në dinjitet”, ndërsa realiteti në Gaza mbetet ferr i përgjakur për civilët palestinezë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne