Në ditën e dytë të qëndrimit në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vijuar spektaklin diplomatik me deklarata për paqen, bashkëjetesën dhe trashëgiminë morale të Shqipërisë, ndërsa nënshkruan memorandume e bën foto nën flamujt izraelitë.
Spiropali lavdëroi planin “20-pikësh të paqes” të Donald Trump, një plan që vetë palestinezët e kanë quajtur plani i nënshtrimit, duke e cilësuar si një hap drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
Me tone patetike, ministrja foli për Besën shqiptare dhe shpëtimin e hebrenjve, ndërsa harroi të përmendte se sot, në Shqipërinë që ajo përfaqëson, imamë, studiues e personalitete fetare ndalohen të hyjnë në vend vetëm pse nuk përputhen me interesat e Izraelit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Sheh Imam Hoseini, një prej zërave të njohur të botës islame, u ndalua në Rinas si person i padëshiruar, me urdhër politik dhe në bashkëpunim me strukturat që veprojnë në shërbim të agjendës izraelite.
Ndërsa në Tiranë kufizohet fjala e lirë dhe ndalohet një imam që flet për drejtësi, Elisa Spiropali po zhvillon takime paqeje me ata që bombardojnë çdo ditë civilë në Gaza. Në vend që të fliste për gjenocidin ndaj popullit palestinez, ministrja zgjedh të lavdërojë përsosmërinë e Izraelit dhe të paraqesë Shqipërinë si nxënëse të devotshme të shtetit Zionist./gazetaimpakt


















