Erdogan: Diplomacia e fuqishme nuk është opsion, por obligim për Turqine

Ankara

Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdogan, tha se si një vend i vendosur në një pozicion të rëndësishëm gjeografik, për Turqine është një domosdoshmëri për të pasur një diplomaci të fuqishme, raporton Anadolu.

“E vendosur në zemër të tre kontinenteve, Turqia nuk mund të jetë një vëzhgues i zhvillimeve. Të qenit e fuqishme në fushë dhe në tryezë nuk është një opsion për ne, është një detyrim”, tha presidenti Erdoaan në një fjalim para ambasadorëve turq.

Ambasadorët u mblodhën në kryeqytetin Ankara për Konferencën e 14-të të Ambasadorëve për të diskutuar zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, tendencat globale, sfidat dhe mundësitë e fundit.

“Ne jemi në ndjekje të mbrojtjes së interesave të Turqise duke përdorur të gjitha mjetet e diplomacisë dhe të gjithë elementët e fuqisë së fortë dhe të butë”, tha Erdoaan.

Ai shtoi se Turqia është kthyer në një “vend krijues i lojës” që ka lënë gjurmë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke theksuar se përfshirja e Turqise kërkohet në shumë çështje vendimtare dhe qëndrimi saj ndiqet nga afër.

Duke folur rreth luftës kundër terrorizmit, Erdogan tha se Turqia nuk ka bërë asnjë hap prapa përballë grupeve terroriste, duke përfshirë grupet terroriste ASALA dhe PKK.

“Ne nuk e njollosëm pavarësinë dhe të ardhmen tonë në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Erdoaan theksoi se operacionet e Turqise do të vazhdojnë derisa të çrrënjoset i gjithë terrori që kërcënon integritetin territorial të Turqise, si dhe të Irakut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne