Erdogan: Fakti që kaq shumë shtete të lavdishme “mbeten boshe” përballë sulmeve izraelite është “turp për njerëzimin”

Presidenti i Turqis, Recep Tayyip Erdogan, tha se është i “turpshëm për njerëzimin” fakti që kaq shumë “shtete të lavdishme mbeten boshe” përballë sulmeve brutale të Izraelit në Gaza.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Mëdha Presidenciale në sferën e kulturës dhe arteve në Ankara, Erdogan tha: “Historia do t’i gjykojë siç duhet ata që janë përgjegjës për shkaktimin e kësaj skene të tmerrshme, ata që janë përpjekur ta legjitimojnë atë dhe ata që kanë mbyllur një sy ndaj saj”. “Shpresoj që viti 2024 të jetë viti kur shtypësit të marrin dënimin që meritojnë dhe të shërohen plagët e të shtypurve”, shtoi ai.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 130 pengje ende mbahen nga grupet palestineze në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne