19 liderët botërorë janë bërë bashkë në Samitin që po mbahet në Londër, ku në fokus të bisedimeve është lufta në Ukrainë.
Samiti vjen pas takimit të tensionuar mes presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenksy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Kryeministri britanik theksoi se “ky është një moment unik për sigurinë evropiane, duke u bërë thirrje liderëve evropianë të bashkohen”.
Para nisjes së samitit të sotëm, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Sir Keir Starmer në Downing Street.
“Shpresoj se ju e dini se ne të gjithë këtu jemi me ju dhe me popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, i tha Starmer Volodymyr Zelenskyt, i cili ishte i pranishëm në samit.
Kryeministri britanik tha gjithashtu se ky është një moment unik për sigurinë evropiane.
“Të kesh një rezultat të mirë për Ukrainën nuk është vetëm një çështje e mirë apo e keqe. Është një çështje me rëndësi jetike për sigurinë e çdo kombi këtu dhe në rajone të tjera”, shtoi kryeministri britanik.
Ai theksoi se synon të punojë për një plan të përbashkët për mbrojtjen dhe sigurinë, ndërsa mbështetja ushtarake amerikane ndaj Ukrainës është vënë në pikëpyetje pas përplasjes së paprecedentë Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.
Sipas Starmer është e rëndësishme që paqja për Ukrainën të vazhdojë, pasi Rusia mund të vazhdojë me agresivitetin e saj.
“Shpresoj se ju e dini se ne të gjithë këtu jemi me ju dhe me popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, i tha Starmer Volodymyr Zelenskyt, i cili ishte i pranishëm në samit.
Kryeministri britanik tha gjithashtu se ky është një moment unik për sigurinë evropiane.
“Të kesh një rezultat të mirë për Ukrainën nuk është vetëm një çështje e mirë apo e keqe. Është një çështje me rëndësi jetike për sigurinë e çdo kombi këtu dhe në rajone të tjera”, shtoi kryeministri britanik.
Ai theksoi se synon të punojë për një plan të përbashkët për mbrojtjen dhe sigurinë, ndërsa mbështetja ushtarake amerikane ndaj Ukrainës është vënë në pikëpyetje pas përplasjes së paprecedentë Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.
Sipas Starmer është e rëndësishme që paqja për Ukrainën të vazhdojë, pasi Rusia mund të vazhdojë me agresivitetin e saj./RT/GazetaImpakt