Facebook fshin postimin e Gazetës Impakt që boton matrapazllëqet e Emirjana Sakos

Qeveria Shqiptare përmes çdo pushteti që kontrollon nuk e do transparencën me qytetarët dhe sulmon çdo media apo individ që hedh dritë mbi ato çështje apo njerëz që ajo do që të qendrojnë në hije.

Fatkeqsisht në shërbim të politikës për të mbyllur çdo media që nuk bindet urdhërave të qeverisë përfshihen edhe kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale.

Pak ditë më parë Gazeta Impakt publikoi një aferë korruptive përmes një skeme abuzive të kryetares së Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, por ky skandal u ndalua të publikohej nga platforma “Facebook”.

Në mënyrë krejtësisht të çuditshme “Facebook” fshiu nga platforma e saj lajmin e shpërndarë në faqen tonë zyrtare.

Ndonëse lajmi përmbante fakte të pamohueshme të skandalit edhe pse ne e ribotuam, ajo përsëri u fshi menjëherë.

Por çfarë përmbante lajmi?

Në artikullin e botuar në Gazeta Impakt evidentohej se Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, në kundërshtim me Ligjin dhe në konflikt interesi zotëron një kompani biznesi.

Kompania e Sakos, “Rajli Ndërtim” ka mundur të kjo kompani ka mundur të marrë 9 milionë euro pagesa nga paratë publike.

Nga këto 8 milionë e 700 mijë euro i ka marrë vetëm nga Bashkia e Durrësit, ndërsa 300 mijë eurot e tjetra i ka marrë nga Bashkia e Vorës.

Sako ka marrë 4.46 milionë euro për 2 tenderat e fundit të shpallur nga Bashkia e Durrësit për riforcimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Një kompani fatlume që zgjedh të bëjë biznes vetëm me bashkinë e Durrësit, e drejtuar prej 4 vitesh nga Emirjana Sako.

Pra Sako i jep para vetes, përmes kompanisë “Rajli Ndërtim”.

Pikërisht ky lajm, është censuruar nga Facebook, duke e fshirë atë disa herë duke mbrojtur në këtë mënyrë matrapazllëqet e Emirjana Sakos, kryebashkiakes që duhet të mbronte paratë e qytetarë Durrësakë dhe jo ti vjedhte ato. /Gazetaimpakt/

LEXO EDHE

Kompania private e Emirjana Sakos merr 4.46 milionë euro në 2 tendera nga Bashkia e Durrësit

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne