Familjarët e pengjeve izraelite bllokojnë rrugët në Tel Aviv, kërkojnë “marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve”

Familjarët e pengjeve izraelitë dhe një grup aktivistësh bllokuan rrugët në kryeqytetin Tel Aviv, duke kërkuar marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin për të rikthyer pengjet nga Rripi i Gazës. “Familjet e të rrëmbyerve (të robërve) dhe aktivistë të tjerë bllokuan kryqëzimin Ayalon në Tel Aviv dhe bënë thirrje për një marrëveshje për të kthyer të gjithë njerëzit e rrëmbyer”, njofoti televizioni shtetëror izraelit KAN.

Në lajm thuhet se edhe rrugë e kryqëzime të tjera në pjesë të ndryshme të vendit janë mbyllur për qarkullim nga familjarët e pengjeve. Einav Zangauker, e cila ishte ndër ata që bllokuan rrugën në Jezare në veri të vendit, iu drejtua kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe i tha: “Ti humbe. Nuk ke se si t’i shpëtosh fajit. Kjo do të shkojë në varr me ty”.

“Ju zgjodhët mbijetesën tuaj politike mbi interesat e popullit tuaj, njerëzve të rrëmbyer, të zhvendosurve, rezervistëve dhe familjeve të pikëlluara”, shtoi Zangauker. Duke theksuar se nuk do të lejojë që të “varroset” djali i saj i robëruar, Matan, Zangauker tha: “Nuk do të lejoj që në emër të mbijetesës politike të varrosni Matanin (djalin e robëruar në Gaza) dhe pengjet e tjera”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne