Fatmir Mediu do luftoje Kinen, Rusine dhe Iranin me Komisionin e Dezinformimit

Prezenca e opozitës në Komisionin e Dezinformimit është një domosdoshmëri, pasi puna e tij tejkalon median dhe synon trajtimin e sfidave të sigurisë kombëtare.  Me këtë parim, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu sqaron përse doli nga rreshti i opozitarëve në parlament dhe nuk e la bosh karrigen e tij në këtë komision, ndryshe nga demokratët që e bojkotuan.

 “Përsa i përket pjesëmarrjes sime në komisionin e dizinformimit, në këndvështrimin e zhvillimeve në rajon, Shqipëria dhe vendet e rajonit janë nën sulmet hibrite të Kinës, Rusisë dhe iranit, dhe mendoj që ky nuk duhet të jetë një domein I analizës vetëm i ekzekutivit, por edhe Kuvendit e parlamentit. E në këtë kuptim, kam marr pjesë dhe besoj që është interesi i shqiptarëve, Shqipërisë dhe I partnerëve tanë për të koordinuar veprimtarinë në këtë çështje. Madje Irani k nisur të paguajë grupe kriminale për ndikimin në rajon Ne kemi nevojë që të angazhohemi në cështjet e sigurisë. Për dizinformimin, per sulmet nga aktorë të tretë, është e domosdoshme (pjesëmarrja)”/ shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne