Forca paqeruajtëse dhe misioni i OKB-së paralajmërojnë për përshkallëzim më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut

Misioni i OKB-së në Liban paralajmëroi sot për një përshkallëzim më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut pas një sulmi vdekjeprurës në qytetin Majdal Shams në Lartësirat e pushtuara të Golanit. Në një deklaratë të përbashkët, Koordinatorja Speciale e OKB-së për Libanin (UNSCOL) Jeanine Hennis-Plasschaert, dhe kreu i Forcave të Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL), Gjenerali Aroldo Lazaro Saenz, dënuan “vdekjen e civilëve – fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve – në Majdal Shams”.

Ata u kërkuan “palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë shkëmbimet e vazhdueshme të intensifikuara të zjarrit”. “Kjo mund të ndezë një zjarr më të gjerë që do të përfshijë gjithë rajonin në një katastrofë të pabesueshme”, shtuan ata.

Autoritetet izraelite thonë se të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën pasi një raketë goditi një fushë futbolli në qytetin e komunitetit Druze, Majdal Shams, në pjesën veriore të Lartësirave të Golanit. Izraeli akuzoi Hezbollahun për sulmin, por grupi libanez ka mohuar përgjegjësinë.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar që nga konflikti i Gazës në tetor, duke çuar në shqetësime për një luftë gjithëpërfshirëse. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, tha se do të sigurojnë që Hezbollahu “të paguajë çmimin”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne