Forcat izraelite bastisin shtëpinë e imamit të Xhamisë Al-Aksa, i vendoset ndalim ndërkombëtar i udhëtimit

Forcat izraelite bastisën shtëpinë e Shejh Ikrime Sabri, imamit të Xhamisë Al-Aksa, në Kudsin Lindor të pushtuar dhe e ndaluan atë të udhëtojë jashtë vendit. Sipas informacionit të marrë nga Anadolu nga familjarët e Shejh Sabriut, imamit të Xhamisë Al-Aksa, oficerët e inteligjencës izraelite kanë bastisur mëngjesin e sotëm shtëpinë ku jeton Shejh Sabri në Kudsin Lindor.

Raportohet se forcat izraelite vendosën ndalim njëmujor të udhëtimit për Shejh Sabriun, me arsyetimin se ai “paraqet kërcënim serioz për sigurinë e Izraelit”. Dje, forcat izraelite bastisën ndërtesën ku jetonin rreth 100 palestinezë, duke përfshirë edhe banesën e Shejh Sabriut.

Gjatë bastisjes, banorët janë urdhëruar të evakuojnë objektin pasi është urdhëruar prishja me arsyetimin se është “ndërtuar pa leje”. Shejh Sabri, imami i Xhamisë Al-Aksa, ka qenë prej vitesh shënjestër e policisë, inteligjencës, gjyqësorit dhe organizatave fanatike hebreje.

Forcat izraelite kanë bastisur shtëpinë e tij shumë herë, e kanë thirrur për të dëshmuar dhe vazhdimisht e kanë ndaluar nga Xhamia Al-Aksa dhe të udhëtojë jashtë vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne