Forcat izraelite prej 19 javësh kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Izraeli sërish vendosi kufizime ndaj palestinezëve që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim. Policia izraelite që në orët e mëngjesit u pozicionua në shumë pika të qytetit për të penguar hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa.

Forcat izraelite vendosën barriera hekuri në hyrjet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit dhe lejuan hyrjen në xhaminë Al-Aksa vetëm për të moshuarit dhe fëmijët. Po ashtu forcat izraelite ngritën pika kontrolli edhe në dyert e jashtme të xhamisë Al-Aksa. Të rinjtë palestinezë që nuk u lejuan të hynë në Al-Aksa, e falën namazin e xhumasë përballë portës Al-Asbat.

Mes policisë izraelite dhe një grupi që dëshironte të mbërrinte në Al-Aksa përmes portës Al-Asbat pati përleshje. kudsiQë nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës e deri më tani, policia izraelite prej 19 javësh zbaton kufizime serioze të cilat pengojnë dhjetëra mijëra njerëz të falin namaz në Al-Aksa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne