Forcat okupuese sulmuan Bregun Perëndimor dhe shkatërruan shtëpitë palestineze

Ushtria e regjimit sionist, e cila mbrëmë kreu sulmet më të forta kundër Rripit të Gazës, sulmoi Bregun Perëndimor dhe arrestoi palestinezë dhe anëtarë të Hamasit dhe shkatërroi shtëpitë e tyre.

Në të njëjtën kohë me intensifikimin e sulmeve ajrore kundër Rripit të Gazës, ushtria sioniste sulmoi kampin Al-Jalzoun që ndodhet në veri të Ramallah. Gjatë këtyre sulmeve, forcat sioniste arrestuan një numër të madh palestinezësh që jetonin në këtë kamp. Elementët okupues gjithashtu shkatërruan shtëpinë e Sheik Bajes Nakhleh, një prej udhëheqësve të Hamasit, në kampin Al-Jalzoun në Ramallah. Deri më tani, të paktën 10 anëtarë të lëvizjes Hamas janë arrestuar në Bregun Perëndimor./Parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne