Franca, pas vrasjes së 17-vjeçarit, qeveria kërcënon me burg prindërit

Franca nuk gjen qetësi. Pas vrasjes së një 17-vjeçari në Franca qytetarët shpërthyen në protesta. Raportohet se 30 % e të arrestuarve në incidentet e djeshme ishin të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Ngjarja ka bërë që presidenti francez, Emmanuel Macron, të detyrohet të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Gjermani dhe të qëndrojë në Paris, ndërkohë që qeveria franceze me një sërë masash represive përpiqet t’u japë fund incidenteve që janë përhapur në dhjetëra qytete franceze.

Ministri francez i Drejtësisë, Erin Dupont Moretti,  ka paralajmëruar prindërit e të miturve me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve!

Për shkak të frikës nga trazirat, u dërguan përforcime policore në disa qytete të Francës./Ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne