Frikë nga humbja e zgjedhjeve? Biden plan për të luftuar islamofobinë!

Joe Biden që në fillim të luftës Izrael-Palestinë qa qenë në krah të shtetit zionist izraelit. Situata është alarmante me vdekje, plagosje dhe shkatërrime vendbanimesh.

Spitalet janë të tejmbushura, ku dhe për shkak të mungesës së mjeteve spitalore operacionet po kryhen pa anestesia. Kjo situatë nuk po shqetëson shtetet islamofobe dhe po i japin mbështetje Izraelit për ti shtypur muslimanët palestinez. Por situata në Amerikë nuk duket aq e qetë dhe kjo për shkak të votave të muslimanëve që jetojnë atje.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islamofobinë, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me skepticizëm nga shumë myslimanë amerikanë lidhur me mbështetjen e tij të palëkundur për sulmin ushtarak izraelit ndaj Hamasit në Gaza.
“Njoftimi i sotëm është hapi më i fundit për të krijuar një grup ndërinstitucional për të shtuar dhe koordinuar më mirë përpjekjet e qeverisë amerikane kundër islamofobisë, antisemitizmit dhe formave të ngjashme të paragjykimit dhe diskriminimit në Shtetet e Bashkuara”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne