“Gati të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar integrimin”/ Rama: Do krijojmë komiteti konsultativ!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Kreu i qeverisë njoftoi krijimin e një komiteti të përbashkët kosultativ, që do të jetë një ndihmë në procesin e integrimit të vendit. Rama shtoi se vendi ynë është i gatshëm që të bëjë gjithçka për të qenë pjesë e Unionit Europian.

“Mendojmë njëlloj për shumë çështje. Kemi mundësi të plotësojmë krijimin e komitetit konsultativ. Provë e besimit që procesi i integrimit nuk i përket vetëm qeverisë por edhe shoqërisë civile. I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë presidenti Ropke.

Na jep mundësinë ti tregojmë qytetarëve dhe aktorëve në vendin tonë, se sa e rëndësishme është të kuptojmë që rruga drejt BE, duhet e gjithë shoqëria të punojë. Me krijimin e komitetit është të tregojmë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të përshpejtojmë procesin e integrimit në BE. Lajm i mirë të kuptojmë që Brukseli ka zemër.Mirënjohës për Oliverin dhe ekipin e tij”, tha Rama./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne