Ndërsa bota ndjek përplasjen mes Izraelit dhe Iranit, forcat izraelite kanë hapur zjarr nga deti në drejtim të brigjeve të Gazës. Sipas raportimeve nga terreni, janë plagosur disa persona nga familjet e zhvendosura që strehohen në tenda pranë detit.
Për të katërtën ditë radhazi, Rripi i Gazës ndodhet nën një bllokadë totale të internetit, ndërkohë që bombardimet nga ajri dhe toka vazhdojnë pa ndërprerje. Situata në terren është alarmante, ndërsa mungesa e lidhjeve të komunikimit e bën të vështirë dokumentimin e gjendjes së popullsisë civile.
Autoritetet lokale dhe organizatat humanitare bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të ndalur sulmet dhe për të lejuar ndihmat humanitare të hyjnë në territor. /mesazhi