Trump dhe Netanyahu bisedojnë në telefon pasi Irani nis sulme hakmarrëse

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelin, Benjamin Netanyahu, pasi Irani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

 

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi telefonatën, por detaje shtesë nuk dha.

 

Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi se shtatë persona u plagosën në kundërsulmin e Iranit, i cili erdhi disa orë pasi Izraeli shënjestroi disa vende në të gjithë Iranin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.

 

Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.

 

Mediat lokale izraelite raportuan se të paktën 40 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane, përfshirë dy në gjendje kritike.

 

Ndërkohë, sulmet e Izraelit ndaj Iranit vranë të paktën 104 persona dhe plagosën 376 të tjerë./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne