Gazetari Gjergji Thanasi ironizon emërimin e Pirro Vengut si Ministër i Mbrojtjes: Greku e thirri ushtar, e mbrojti Bushati

Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.

Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Taren.

Gazetari Gjergji Thanasi ka ironizuar emërimin e Vengut si Ministër i Mbrojtjes nga Edi Rama, duke thënë se ky emërim e kthen vendin vite mbarapa. Gazetari Thanasi kujton skandalin e vitit 2015 kur greqia për shkak se Vengu mbante dyshtetësi, shqiptare dhe greke, kërkoi që ai të bënte ushtrinë por që ish-Ministri Ditmir Bushati e refuzoi dhe e mbrojti. Po ashtu Thanasi thotë se më pas mes tyre ka pasur edhe një skandal që nuk u bë publik.

“Ky eshte Piro Vengas, ministri grekofon i mbrojtjes se Shqiperise. U kthyem ne kohen e Kico Mustaqit, i cili ndonese lindur ne fshatin Pece, fshat safi shqiptar, mburrej se ishte homogjen grek!!!!

Ministri taze i mbrojtjes u be i famshem heren e pare, se ndersa zinte nje kolltuk te larte ne Minitrine e jashtme te Arnautistanit, Ministria e Mbrojtjes e Junanistanit kerkonte ta merrte ushtar, se i ishte shmangur sherbimit te detyrueshem ushtarak ne Greqi!!!

I vetmi veprim digjitoz i ketij Piros se Epirit eshte, kur ia dhjeu publikisht Bushatit eprorit te vet. Ky Bushati, ndonese e kishte mik Piron, ndonese ishte thuajse publikisht deledash ia lypi ate placken, dashnores se Piros, aktualisht minister i mbrojtjes i Shqiperise!!!!”, shkruan Gazetari Thanasi./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne