Gazetarja Erjona Rusi shpërthen ndaj Ramës: Nuk jam e përfaqësuar nga medalja që ke marrë nga Izraeli

Gazetarja e njohur e Top Channel ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Izraelit dhe medaljes që kreu i qeverisë shqiptare mori së fundmi në Tel Aviv.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, gazetarja Rusi thotë se jo vetëm nuk ndihet e përfaqësuar nga akti i kryeministrit Rama por e kundërshton atë.

Gazetarja Rusi është ndër figurat e pakta publike të televizionit që i kthehet kaq keq kryeministrit duke e kritikuar atë hapur për qëndrimet pro Izraelit kur ky i fundit ka vrarë dhjetra mijëra gra dhe fëmijë.

“Unë si shqiptare nuk ndihem aspak e përfaqësuar nga medalja që ka marrë kryeministri dhe as qëndrimi i tij në këto momente në Izrael. Nuk besoj që ka qënie njerëzore që bie dakord për masakrën në Gaza. Jam totalisht kundër vrasjes së njerzve të pafajshëm. Jam kundër vrasjes së grave dhe fëmijëve” thotë ndër të tjera gazetarja Rusi në video-mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne