Komandanti ushtarak i rangut më të lartë i Iranit tha se Izraeli do të ishte më mirë t’i jepte fund krimeve të tij mizore në Rripin e rrethuar të Gazës dhe të pranojë një referendum palestinez për të krijuar bazën për paqen në këtë territor.
“Do të jetë më mirë për sionistët dhe regjimin izraelit që të ndalin krimet në Gaza”, tha të shtunën shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bakeri në një ekspozitë ushtarake në Teheran.
Ai tha se populli palestinez, me një shumëllojshmëri fesh dhe besimesh, duhet të jetë i lirë të vendosë vetë për fatin e tij. “Nuk do të ketë rrugë tjetër për paqen dhe stabilitetin në këtë territor”, shtoi ai.
Gjenerali iranian përshëndeti trimërinë e luftëtarëve palestinezë në betejën kundër forcave izraelite, duke shprehur shpresën se krimet e Izraelit në Gaza do të marrin fund së shpejti. Gjeneralmajor Bakeri tha se e ardhmja e Palestinës dhe e Xhamisë Al-Aksa është e qartë si kristali. E vërteta patjetër do të dalë fitimtare, tha ai./parstoday