GJND do të mbajë seancë dëgjimore për politikat izraelite në territorin e pushtuar palestinez

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi se do të mbajë seanca dëgjimore publike për kërkesën për një opinion këshillimor mbi “pasojat ligjore që rrjedhin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë Kudsin Lindor”.

Në një deklaratë thuhet se seancat janë caktuar të fillojnë më 19 shkurt të vitit të ardhshëm në Pallatin e Paqes në qytetin holandez Hagë, ku mblidhet gjykata.

Kërkesa për një opinion këshillimor është bërë para përshkallëzimit të fundit në rajon, kështu që vlerësimi i gjykatës do të trajtojë ekskluzivisht çështjen e pushtimit izraelit.

Kjo kërkesë u zyrtarizua përmes një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila mori mbështetje nga 87 vende.

Izraeli filloi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas sulmit ndërkufitar të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Pothuajse 6.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5.087 palestinezë dhe më shumë se 1.400 izraelitë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne