Grimca historike nga Petro Prodani/ Nje here e nje kohe francezet ishin gjermane

Historianet thone se emri ‘France’ rrjedh nga emri ‘Frank’. Ky emer pershkruante nje popullate gjermanike, mbase me origjine nga Danimarka e sotme. Rreth 1500 vite me pare, keto grupe njerzish/fisesh u vendosen ne disa zona te Europes Perendimore qe sot ndahen midis Gjermanise, Belgjikes dhe Frances.

Franket themeluan mbreterine me te fuqishme Kristiane ne Mesjeten e Hershme. Mbreteria e tyre u rrit dhe zhvillua duke u shtrire ne Europen Qendrore, edhe me gjere. Ajo u kthyer ne nje perandori.
https://en.wikipedia.org/wiki/Francia#/media/File:Franks_expansion.gif
Ne histori njihet me emrin Perandorie e Shenjte Romane. Perandori i pare, i kurorezuar nga Papa i Romes, ishte Charlemagne, Karli i Madh, (748-814).
Nen derjtimin e perandoreve te tyre, franket ndryshuan fatet e Europes. Bile dhe te Botes.

Shume vite mbas vdekjes se perandorit mitik, Karlit te Madh, pasardhesit e tij adaptuan si embleme perandorake nje shqiponje me dy koke. Duke filluar nga shekulli i 14-te, propaganda gjermaniko-austriake e shtriu egzistencen e ketij simboli mbrapa ne kohe. Me pak fjale, shqiponja imperiale ju vesh dhe personave qe ne kohen e tyre as qe e dinin se egzistonte ky simbol. Me poshte tregohet nje rast i shekullit te 16-te ku paraqiten emblemat e Kajzerave me te famshem gjermane.

Natyrisht qe rrjedha e kohes i ndryshon gjerat dhe bashke me to edhe njerzit. Francezet moderne kane pak, ose aspak, te bejne me ‘Franket Gjermane’ te Mesjetes. Kete ndryshim ata e kane ‘Vulosur’ me gjak dhe shkaterime masive qe i kane bere njeri-tjetrit gjate shekujve duke arritur kulmin ne luftrat e fundit boterore.

Sot, klasat drejtuese dhe elitat kulturore te tyre e ndajne historine nga realiteti. Ata bejne nje pune te madhe per zberthimin dhe shpjegimin e se kaluares. Kjo duket qarte ne muzeumet dhe institucionet e shumta te dedikuara ne mbrojtjen e historise se perbashket europiane. Jo se nuk ka te meta. Jo se nuk ka manipulime, por ajo qe duhet vleresuar eshte deshira per permiresim dhe emancipimin e dijes ne pergjithesi, perfshi dhe historine./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne