Grimca historike: Nje shkrim i shkeputur nga gazeta e njohur angleze “The Times” qe ben fjale mbi levizjen per “Romanizimin” e vlleherve te Ballkanit. Arsyet, metodat dhe qellimet e saj.

Petro  Prodani 

Botuar ne daten 1 Shkurt, 1913. Artikulli mban titullin: “Rumunet” e Maqedonise.

Historiografia zyrtare, dhe shume historiane shqiptare, i shmangen dhe deformojne realitetin kohor. Ata paraqisin levizjet pro-rumune qe linden ne mejdisin shqiptar si levizje patriotike shqiptare. Ne fakt, objektivi i tyre ishte komplet ndryshe. Mbreteria Rumune kerkonte te shkembente “Rumunet Ballkanike”, te cilet i kishte krijuar ne menyre artificiale, me territore qe do t’ja merrte Bullgarise.
Nje kendveshtrim realist mbi procesin e “Romanizimit” te vlleheve, ne Greqi dhe Shqiperi, jepet ne shkrimin e siperpermendur i cili paraqitet i shqiperuar ne vazhdim.

Shenim i rendesishem: Ky postim i drejtohet personave qe deshirojne ta lexojne ate deri ne rreshtin e fundit. Gjithashtu kerkon disa njohje bazike te historise te viteve 1850-1913.
Mendoj se ne total eshte nje material i vlefshem dhe i pa-anshem pavaresisht se ka disa gabime kryesisht emertimore.
Lexim te kendshem.

“Rumunet” e Maqedonise.
Nje rishikim historik.
(Nga Korespondenti yne ne Konstantinopoli.)
Kostantinopoli, 13 Janar.

Ne kete moment, bazuar ne pozicionin e Mr. Take Jonescu dhe drejtuesve te tjere rumune, tensionet midis Bullgarise dhe Rumanise jane acaruar shume. Per kete arsye, mund te jete me interes shqyrtimi i nje pike mbi te cilen Rumania mbeshtet kerkesen e saj per kompesime tokesore ne dem te Bullgarise.
E kam fjalen per pretendimin e shume rumuneve qe thone se vendi i tyre “Do te humbase 400,000 rumune” ne se Maqedonia dhe pjese te Shqiperise do te aneksohen nga sllavet dhe greket. Disa europiane qe e njohin mire Maqedonine e konsiderojne kete qendrim si “Mitin e Madh Rumun”. Ky perkufizim mbase eshte i ashper, por permban nje te vertete.
Se pari, asnje shtet nuk mund te thote se “Humbi” subjekte te cilet asnjehere nuk i kishte patur nen kontroll. Kohet e fundit, Europa Perendimore eshte ngopur nga perafrime te tilla. Turqit, bullgaret, greket dhe serbet kane ngritur pretendimet e tyre bazuar thjesht ne te kaluaren historike me objektiv mbajtjen, apo marrjen nen zoterim, te hapesirave sa me te medha nga Gadishulli Ballkanik.
Gjate rrjedhes se viteve, perandore bizantine, sulltane turq, care bullgare dhe serbe, kane qeverisur plotesisht, apo pjeserisht, Maqedonine dhe Shqiperine. Nje shqiptar gjenial, Gjon Kastrioti, (Skanderbeg), drejtoi Shqiperine Veriore dhe Epirin per me shume se nje brez. Por, me perjashtim te Mircea, i cili mbajti Silistria per 25 vjet, asnje princ ose vojvode tjeter rumun nuk ka kontrolluar ndonjehere territore ne jug te lumit Danub.

The Vlachs of Macedonia.
Sipas botuesve rumune, sot ne Turqine Europiane jetojne 400,000 “Macedo-Rumans”. Per mendimin tim, ky numur eshte jashtezakonisht i egzagjeruar. Bazuar ne disa burrime, 50% e vlleherve te Maqedonise jane nomade te cilet levizin me tufat dhe kopete e tyre nga Thesalia ne luginat qendrore te Vardarit, dhe nga Durrsi ne Thrake.
Ne pergjithesi, registrimi i popullatave levizese rezulton ne pasaktesi. Nderkohe, ne provincat e Selanikut, Manastirit dhe Kosoves nuk ka me shume se 12,000 shtepi vllahe. Ndersa ne Epir jo me shume se 8,000 shtepi. Nje kalkulim normal me keto te dhena nxjerr se ne keto hapesira jetojne maksimalisht 100,000 vlleher. Keshtu qe eshte e pamundur qe popullata vllahe ne Turqine Europiane ta kaloje shifren 250,000.
Kjo popullate eshte e shperndare ne grupe te vogla ne nje hapesire shume te gjere. Vetem ne shpatet e maleve Gramoz e Pindus, dhe rafshnaltat lindore te ketij te fundit, gjenden vendbanime te medha te perhershme vlleherish. Te tilla jane Mecovo, disa te tilla ne hapesirat greke ne Epirin e Jugut, ne Klisure/Kelcyre, ne zonat midis Korces dhe Follorines, dhe ne Krushevo ne veri te Manastirit. Ne keto qyteza banojne shume tregetare, transportues mallrash/njerzish dhe artizane te cilet jane pjese e komuniteteve vllahe te ketyre vendeve. Raca e tyre ka aftesi te medha biznesi dhe eshte plotesisht e afte te organizoje/mirembaje tregetine dhe ekonomine e saj.

Levizja “Romanizuese”.
Qe nga renia e Perandorise Asenids, e cila perbehej nga nje shumice sllave, vllehrit e Maqedonise ishin konsideruar greke. Ne shtepite dhe tendat e tyre, ata flisnin dhe vazhdojne te
flasin nje dialekt romanc. Ai eshte i ngjashem por jo identik me rumanishten. Por, per shekuj te tere, vlleherit kane udhetuan neper bote si tregetare, bankiere, ose njeres te letrave. Keshtu qe mesimi i gjuhes greke ishte nje domosdoshmeri. Rilindja Helenike e fund-shekullit te 18-te dhe fillimit-shekullit te 19-te gjeti ne tregetaret dhe bankeret vlleher, te cilet ishin bere pjese e Botes Greke, ithtaret e saj me te devotshem. Kolettis, Grivas dhe shume patriote te tjere “Greke” ishin vlleher. Qe nga koha e Luftes per Pavaresi dhe deri me sot, burra me origjine vllahe duke filluar nga Marko Bukovallas dhe deri tek George Averoff, emrin e te cilit sot mban anija me moderne e Flotes Ushtarake Greke, kane punuar papushuar dhe me perkushtim per triumfin dhe mireqenien e Greqise dhe popullit grek.

“Levizja Romanizuese” filloi ne mesin e shekullit te 19-te. Deri ne ate periudhe vllehrit e quanin veten Aremani/Romans. Ata mbanin zakonet dhe gjuhen e tyre, dhe asnjehere, apo shume rralle, martoheshin me greke apo sllave. Ne rastet kur merreshin me politike, vlleherit e konsideronin veten subjekte greke te Sulltanit. Nderkohe, ndiqnin shkollat greke, lexonin libra greke, njihnin autoritetin e Patriarkanes Igumenike dhe jepnin mbeshtetje, kryesisht pasive, per propoganden greke. Ndersa vlleherit e Maqedonise, njesoj si ne vargjet e poemes satirike “Thike-mprehesi” te Canning, “Nuk guxuan asnjehere” te perzjeheshin ne ceshtje te tilla.
Ishte dashakeqesia rumune perkundrejt Greqise, e bazuar ne kujtimet e keqia nga koha e fanarioteve dhe deshiren e politikaneve rumune per shtrirjen e ‘Interesave’ ne jug te Danubit, ajo qe krijoi levizjen “Romanizuese” ne mesin e vlleherve.
Ne vitin 1860, ne Bukuresht u krijua nje komitet “Romanizimi”. Megjithate, ishte viti 1865 kur kjo levizje mori nje forme te qarte. Ne kete vit, Apostol Margariti, nje tregetar vllah qe kishte grumbulluar nje pasuri te konsiderueshme ne Rumani, por qe prezantohej si grek, u rikthye ne provincen e tij te Manastirit. Cilesuar nga greket si nje aventurier, ndersa nga rumunet si nje patriot, Apostoli ishte pa dyshim nje organizator dhe propogandist i shkelqyer. Fale mbeshtetjes te turqve, te cilet ishin te lumtur te percanin dhe te kontrollonin “Helenet” e Maqedonise, dhe pak personave te pasur te asaj zone, Apostoli themeloi disa shkolla vllahe ne Epir dhe rajonin e Manastirit. Kjo ndodhi midis vitit 1865 dhe 1875. Kleriket greke u frikesuan. Ne momentin kur shpertheu lufta Ruso-Turke dhe Rumania mori anen e Rusise, kleriket ja mbushen mendjen turqve te mbyllnin shkollat vllahe dhe te hidhnin Apostolin ne burg. Nuk vonoi dhe Porta e Larte ju rikthye politikave te saj te vjetra. Kjo per arsen e mosmarveshjes mbi Thessaline dhe pagesave rumune ! Mbreteria Rumune filloi te investonte shuma te medha ne mbeshtetje te projekteve edukative per vllehrit e Maqedonise. Keshtu qe ne vitin 1885 ishin hapur me shume se 30 shkolla “Meqedono-Rumune”. Qe nga ky moment dhe ne vazhdim, avancimi i ketij projekti ishte ne drejtim te kundert me mardheniet miqesore midis Greqise dhe Portes se Larte. Sa here qe turqit autorizonin ndonje shkolle te re, midis ketyre te fundit dhe grekeve fillonte grindja e rradhes. Gjate periudhes te tmershme te bandave qe shkateruan Maqedonine, vitet 1903-1908, veprimet e tepruara te bandave greke cuan ne nderprerjen e mardhenive midis Greqise dhe Rumanise. Ne keto vite shohim krijimin e bandave vllahe dhe njohjen nga Sulltani ne vitin 1905 te se drejtes se pjesemarjes se perfaqsuesve te comuniteteve vllahe ne keshillat administrative lokale. Nen kete lloj regjimi, vlleherit e fraksionit te romanizuar u bashkuan plotesisht me turqit.

Pasiviteti Vllah.
Kjo eshte historia e levizjes “Romanizuese” e cila qe ne fillimet e saj ishte bazuar ne mbeshtetjen turke dhe rumune. Ajo ishte paraqitur thjesht si nje kunderpergjigje perkundrejt politikave helenizuese te klerikeve greke. Ishte krijuar pershtypja se ne se Fanari do te kishte toleruar ne ceshtjen e gjuhes “Kuco-Vllahe” dhe lejuar perdorimin e saj ne kishat dhe shkollat e zonave ku shumica e komunitetit e kerkonte kete gje, atehere as miqesia turke, as ndihmat financiare rumune nuk do te kishin ndaluar pjesen dermuese te vlleherve ta paraqitnin veten e tyre si mbeshtetes te Patriarkanes, domethene greke.
Edhe sikur te ishte keshtu, pas me shume se 40 vitesh propogande, vezhguesit kopetente europiane jane te bindur se jo me shume se nje e treta e tyre jane “Romanizuar” ne te vertete. Ata heshturazi ndjekin ne menyre pasive opinionet politike te popullatave fqinje qe jane superiore ne numra; Turqve, shqiptareve, bullgareve, ose ndjekesve te Patriarkanes./fb

NDANI KËTË POSTIM

1 thought on “Grimca historike: Nje shkrim i shkeputur nga gazeta e njohur angleze “The Times” qe ben fjale mbi levizjen per “Romanizimin” e vlleherve te Ballkanit. Arsyet, metodat dhe qellimet e saj.”

  1. Teme interesante. Me sa kam lexuar vllehet jane shume te vjeter ne Ballkan dhe kane ardhur ne keto troje se bashku me romaket. pra rreth 300 vjet para krishtit. Daket mbas pushtimi romak u asimiluan dhe u krijua kombi rumun. A e kane prejardhjen romunet dhe vllehet nje komb i vetem nuk e di me ato qe kam lexuar jane kombe te ndryeshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne