Guterres thirrje urgjente për shtimin e ndihmave humanitare në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje urgjente për shtimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për shkak të urisë së madhe, zhvendosjeve masive dhe sistemit humanitar në rrënim. “Bëj thirrje për qasje të shpejtë, të sigurt, të papenguar, të zgjeruar dhe të qëndrueshme humanitare në të gjithë Gazën”, shkroi Guterres në X, duke shtuar:

“Të gjithë në Gaza janë të uritur. 1,7 milionë njerëz janë zhvendosur. Sistemi humanitar është në kolaps”. Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë shkatërruese në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.019 palestinezë dhe duke plagosur 66.139 të tjerë, ndërsa sipas Tel Avivit, besohet se rreth 1,200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne