Hamas kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet sioniste

Zëdhënësi i lëvizjes Hamas të Palestinës duke e quajtur “fashist” kabinetin e Beniamin Netanjahut, ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist si dhe ndërprerjen e veprimeve provokuese të këtij kabineti qeveritar izraelit në Kudsin e pushtua dhe në Bregun Perëndimor.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Abdul Latif al-Kanou, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), tha: “Rezistenca palestineze kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë dhe në të njëjtën kohë t’i jepet fund veprimeve provokuese të kabinetit të qeverisës të regjimit sionist, të udhëhequr nga kryeministri Beniamin Netanjahu, në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa”.

Al-Kanou njoftoi vazhdimin e luftës së forcave palestineze të rezistencës kundër sionistëve në territoret e pushtuara dhe kapjen e më shumë sionistëve të hënën në mëngjes.

Daniel Hagari, zëdhënësi i ministrisë së luftës së regjimit sionist, në kundërpërgjigje ka bërë të ditur se të gjithë liderët ushtarakë dhe politikë të Hamasit janë objektiva të sulmeve të ushtrisë së këtij regjimi./parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne