Hamasi: Netanyahu shmanget nga marrëveshja e armëpushimit për të vazhduar gjenocidin në Gaza

Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Izzat Al-Risheq tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shmanget nga marrëveshja për armëpushim për të vazhduar gjenocidin e tij në Gaza. Reagimi i Al-Risheq vjen pas deklaratës së Netanyahut se “Izraeli është i gatshëm për marrëveshje të pjesshme” në Gaza.

“Fakti që Netanyahu flet për një marrëveshje të pjesshme dhe për vazhdimin e sulmeve, tregon se ai po gënjen familjet e pengjeve dhe se nuk ka interes për jetën e bijve të tyre. Qëndrimi i vërtetë i Netanyahut është të mos arrijë marrëveshje, të fitojë kohë dhe të shmanget nga një armëpushim për të vazhduar gjenocidin”, tha Al-Risheq.

Ai i bëri thirrje administratës së SHBA-së të mos qëndrojë e heshtur dhe të mos mbajë qëndrim në favor të Netanyahut por të ushtrojë presion ndaj tij për ndalimin e luftës.

Zyrtari i Hamasit përsëriti se ata janë pozitivë në lidhje me përpjekjet e ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit për të arritur armëpushim në Gaza, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite dhe arritjen e marrëveshjes që do të garantonte shkëmbimin e pengjeve.

Në një intervistë për televizionin izraelit “Channel 14” më 23 qershor, Netanyahu tha se Izraeli nuk do të ndalojë plotësisht sulmet në Gaza. “Unë jam gati të bëj një marrëveshje të pjesshme”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne