Hamasi paraqet “vizion gjithëpërfshirës” për të ndalur sulmin izraelit në Gaza

Udhëheqësi i grupit të rezistencës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se grupi i tij ka paraqitur një “vizion gjithëpërfshirës” për të ndaluar ofensivën izraelite në Rripin e Gazës. “Ky vizion fillon me ndalimin e agresionit, hapjen e pikave kufitare, shkëmbimin e të burgosurve dhe hapjen e një horizonti politik për krijimin e një shteti palestinez dhe për vetë-vendosjen. Netanyahu, megjithatë, po zvarrit dhe po mashtron mbështetësit e tij me premtime të rreme”, tha Haniyeh në një fjalim televiziv.

Haniyeh tha se konflikti aktual u shkaktua nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili siç tha lideri i Hamasit, drejton një “grup fashist racist të krahut të djathtë”. Kreu i Hamasit u kërkoi mbështetësve të Izraelit, përfshirë SHBA-së, të “ndalojë pengimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur agresionin”.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore izraelite që nga sulmi i befasishëm nga Hamasi më 7 tetor. Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konfliktin aktual, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe mbi 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne