Hamasi: Për masakrat e Izraelit në Gaza, përgjegjës janë Biden dhe administrata e tij

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas tha se bën përgjegjës presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe administratën e tij për “masakrat” që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi, rikujtohet se pas sulmit ndaj shkollës “Usame bin Zeyd” në të cilën ishin strehuar civilët në Saftavi në veri të Gazës me mjete ajrore pa pilot (dronë) të prodhimit amerikan, Izraeli edhe sot shënjestroi shkollën “Al-Fakhoura” që strehon mijëra palestinezë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe administrata e tij, mbajnë përgjegjësinë për serinë e masakrave të Izraelit i cili së fundmi shënjestroi shkollën ‘Al-Fakhoura’ në të cilën strehohen mijëra gra dhe fëmijë të zhvendosur. Administrata pushtuese kriminale, i kryen këto masakra brutale me mbështetjen e drejtpërdrejtë të administratës amerikane dhe të presidentit Biden”, thuhet në deklaratë.

Hamasi në deklaratën e tij mbrojti idenë se presidenti amerikan Biden dhe administrata e tij mbulojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë krimet që Izraeli ka kryer kundër civilëve. Të paktën 15 persona u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite kundër shkollës “Al-Fakhoura” ku janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne