Erdogan: Netanyahu nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues

Presidenti i Turqis, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Netanyahu tashmë nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues në asnjë mënyrë. E kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë”. Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Kazakistani, ku mori pjesë në Samitin e 10-të të Këshillit të Kryetarëve të Shtetit të Organizatës së Shteteve Turke.

Duke iu kujtuar se ai ishte efektiv si një lider që foli me të dyja palët në luftën Rusi-Ukrainë, në pyetjen “A do të luanit një rol në sigurimin e paqes në këtë luftë? Apo Izraeli ka pushuar së qeni i diskutueshëm për ju pas këtyre masakrave? A do të bisedoni me Izraelin?”, presidenti Erdogan dhe përgjigjen:

“Nuk kam asnjë kontakt për momentin. Kreu ynë i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın po bisedon me palën izraelite. Sigurisht, ai po negocion edhe me Palestinën dhe Hamasin. Më lejoni t’ju them këtë, Netanyahu tashmë nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues në asnjë mënyrë. E kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë. Vendimin për këtë çështje do ta marr gjatë diskutimeve që do të zhvillojmë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam”.

“Le të shohim atmosferën atje. Por, përveç kësaj, shkëputja e plotë e lidhjeve nuk është e mundur, veçanërisht në diplomacinë ndërkombëtare. Për këtë arsye ne shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e diplomacisë së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Hakan Fidan, kreun e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës İbrahim Kalın dhe kolegët e mi të tjerë ministra dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdogan.

“Qëllimi kryesor i Turqis është të ndërtojë paqen e përhershme në çështjen Izrael-Palestinë”, theksoi Erdogan duke shtuar se për këtë kanë ndërmarrë iniciativa, kanë zhvilluar formula dhe se do ta vazhdojnë këtë.

Pasi nënvizoi se janë të vendosur të bëjnë atë çfarë është e nevojshme për ndërtimin e paqes, Erdogan tha: “Qëllimi ynë është të arrijmë një paqe të përhershme dhe të qëndrueshme që do të lehtësojë rajonin dhe vendin tonë. Ne po bëjmë thirrje për ta siguruar këtë, për shembull ne duam t’i bashkojmë të gjitha palët përkatëse në një konferencë”.

– “Fatkeqësisht besimi ynë tek Bashkimi Evropian është lëkundur”

Në pyetjen se “Administrata e Bashkimit Evropian (BE) tha se një konferencë paqeje për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez mund të mbahet së shpejti, por ata nuk shohin një rol të Hamasit në një konferencë të tillë ku BE-ja do të jetë e pranishme. Cili do të ishte vlerësimi juaj lidhur me këtë? presidenti Erdoğan u përgjigj:

“Bashkimi Evropian ka luajtur tashmë një rol shumë të çuditshëm dhe jo të qëndrueshëm gjatë kësaj periudhe. Bashkimi Evropian nuk paraqiti, nuk mundi të paraqesë qasje të drejtë. Fatkeqësisht, as Britania, Gjermania, Italia dhe Franca nuk treguan qasje të drejtë gjatë kësaj periudhe. Me fjalë të tjera, nuk mund të pritet një gjë e tillë nga Bashkimi Evropian”.

Duke theksuar se “Çfarë mund të prisni tjetër nga një formësim i tillë i cili ka mbajtur në pritje në deri një vendi si Türkiye prej më shumë se 50 vitesh?, Erdoğan shtoi: “Prandaj, edhe pse themi se një botë e drejtë është e mundur, nuk duhet të presim një qëndrim të drejtë kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian. Sepse, keni kujdes se kush është aktualisht në anën e Izraelit dhe kush është gjithashtu i lënë jashtë proceseve diplomatike në luftën Rusi-Ukrainë? Bashkimi Evropian. Fatkeqësisht besimi ynë tek Bashkimi Evropian është lëkundur”.

Në pyetjen se në mediat amerikane janë përmendur tre skenarë të ndryshëm në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza, si “vendosja e një force në Gaza nën ombrellën e OKB-së, forcës ushtarake shumëkombëshe në formën e forcave paqeruajtëse ose mekanizmat të dominuara nga vendet arabe” dhe se “A përfshihet Türkiye brenda këtyre planifikimeve? Kur çështje të tilla si garancia dhe një forcë e tillë paqeruajtëse ndërkombëtare të vijnë në rend dite, a do të marrë pjesë Türkiye në formacione të tilla ushtarake?” Erdoğan u përgjigj:

“Ne e kemi thënë vazhdimisht çështjen e garantuesit që nga momenti kur nisën këto ngjarje. Ne thamë se nëse Türkiye ka detyrë garantuese, ne jemi gati të marrim detyrën, mund të jemi vend garantues. Në Qipro Greqia mund të jetë vend garantues, Britania mund të jetë vend garantues dhe nëse Türkiye është vend garantues, pse nuk mund të ketë strukturë të ngjashme në Gaza. Pra, ne si Türkiye duhet të marrim përsipër rol udhëheqës. Se si do të jetë formësimi i kësaj, këtë do ta tregojnë ngjarjet, koha. Kjo ka dimensione të sigurisë, do të ketë edhe dimensione politike dhe bashkë me këtë ka edhe dimension historik dhe kulturor. Ka një strukturë të formuar nga ky sfond historik dhe ne si Türkiye duhet të marrim përsipër rol udhëheqës. Ky do të jetë një zhvillim që do të formësojë të tashmen dhe të ardhmen përmes historisë”, tha Erdoğan.

Më tej presidenti Erdoğan tha se “Të gjitha përpjekjet tona janë për një Gazë paqësore dhe një Palestinë paqësore ku njerëzit të mos vdesin më, të mos zhvendosen, dhe spitalet, rrugët, shkollat ​​dhe vendet e adhurimit të mos bombardohen”.

Pasi vuri theksin se mbështet formula që do të sjellin paqe dhe qetësi në rajon, Erdoğan deklaroi “Ne nuk do të mbështesim planet që do të errësojnë më tej jetën e palestinezëve dhe do t’i fshijnë gradualisht nga skena e historisë”. “I kushtoj rëndësi Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Rijad (në këtë muaj). Do të angazhohemi për armëpushimin dhe do të kryejmë punime paraprake”, tha ai.

– “Këtë luftë do ta përfundojë ndërgjegjja e popujve”

Në pyetjen “A nuk janë Rusia dhe Kina, veçanërisht bota islame, në fuqi të mjaftueshme për ta ndalur këtë luftë? Çfarë mendoni për retorikën e Netanyahut për luftën e fesë dhe qytetërimit?”, Erdoğan deklaroi:

“Tani, sigurisht e rëndësishme është se për cilin Toran po flet Netanyahu. Çfarë është e rëndësishme për ne? Është Torah autentik (i vërtetë). Nuk është e mundur që Netanyahu të veprojë me Toran autentik. Sepse ai vetë nuk është autentik. Ne veprojmë me atë autentike. A ka ndonjë lidhje midis asaj që është renditur në Dhjetë Urdhërimet dhe asaj që vepron Izraeli? A nuk thotë një nga Dhjetë Urdhërimet “Mos vrisni”? Por, ai po vret fëmijë, po vret gra. Kjo është e mjaftueshme për të. Vetëm këto Dhjetë Urdhërimet janë më se të mjaftueshme për ta. Ai ngrihet, flet për Toran dhe të nesërmen flet për Biblën. Ajo që bëni ju nuk ka lidhje as me Biblën apo Toran (Teuratin). As Bibla nuk e pranon këtë, as Tora, as Zeburi. Në fakt, Kurani famëlartë ‘është burimi më i vërtetë dhe i paprishur aktualisht’. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i qasemi kësaj çështjeje. Njerëzve duhet t’u thuhet se barbaria e Izraelit nuk ka vend jo vetëm në Tora, por edhe në asnjë besim”.

Duke deklaruar se Netanyahu është dikush që ka shkaktuar reagimin e popullit izraelit dhe ka humbur mbështetjen e qytetarëve të tij, Erdogan tha: “Ai dëshiron të gjejë mbështetje për masakrat që ata kryen duke cituar Torën dhe duke përdorur terma fetarë. Ato që po bën ky person janë thjesht një ushtrim i marrëdhënieve me publikun, një qasje populiste”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne