“Haradinaj foli kundër tyre dhe e pësoi me vota”, Arbana Xharra sulmon sërisht muslimanët: Kosova i ka hapur derën radikalëve islam

Islamofobja Arbana Xharra ka sulmuar sërisht muslimanët duke deklaruar se radikalët islamë janë shtrirë në të gjitha institucionet dhe askush nuk flet kundër tyre.

Xharra ironizon numrin e xhamive në Kosovë duke e konsideruar shumë të madh në raport me numrin e banorëve.

Sipas saj vendi u ka hapur dyert të gjithë radikalëve dhe askush nuk guxon të flasi pasi e pëson, e si shembull sjll ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Xharra shkruan se shoqatat i kanë shpëlarë trurin qytetarëve të Kosovës, duke sulmuar punën e shoqatave të ndryshme që u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Statusi në Facebook

Per me shume se dy dekada eshte bere perpjekje me fsheh faktin qe ne Kosove i eshte hape dere radikaleve Islamist, dhe se Kosova edhe pse me kushtetute sekulare numri i perkrahesve te ideologjise ekstremiste nuk eshte i vogel. Ekstremizmi fetar ne Kosove del ne pah vetem kur gazetaret kane guxim me fole, perndryshe eshte nje tendece me e fsheh realitetin e shtrirjes se kesaj ideologjie neper Institucione shteterore; UP, Komuna, Shkolla, Spitale, Kopshte te femijeve etj. ”Ju gazetaret po e beni te madhe se seshte problem ekstremizmi fetar”, “ju jeni islamofobe”, jane komentete e shumta qe kemi marre sa here kemi shkru per kete fenomen. A ka a ska ekstremizem dihet ne momentin kur ke guxim me u marr me ta edhe ballafaqohesh me rrezik edhe sulm potencial prej tyne. Fajet per kete gjendje ne Kosove e kane te gjithe lideret e partive kushdo qe ka qene ne pushtet, edhe keta qe kane ardh pas dy dekadave ne opozite. Ramush Haradinaj ka pase dale me nje deklarate kuder tyre edhe e pesoi me vota, me nuk eshte marre me ate pune. Te gjithe kreret e partive politike kane kerku ndihme dhe vota prej imameve qe kane pase dore ne shtririjen e ketij fenomeni. Nuk ka pase guxim asnjeri me dale me fole kunder radikalisteve e as me i luftu, se kane pase frike qe humbin vota. Prej pas luftes kushdo qe ka ardhe ne pushtet i kane hap dyert organizatave te dyshimta qe kane shperla trurin femijeve kane ndertu xhami (Kosova as 2 milion banore i ka 1000 xhami) e tash keta femije jane rrite, se kane kalu 20 vjet. Sulmi ndaj Vullnetit eshte nje tregues i realitetit ne Kosove. Me duhet me permend qe edhe disa hoxhallare liberal jane ballafaqu me sulme e kercenime nga kjo kategori e rrezikshme e shoqerise sone. Sa here dyshoni nese ka apo nuk ka ekstremizem fetar, folni e shkruani edhe e beni matjen e ketij fenomeni!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne