Hezbollah njofton se ka goditur një sistem izraelit të mbikëqyrjes afër kufirit me Libanin

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se ka goditur një sistem izraelit të mbikëqyrjes pranë kufirit me Izraelin, transmeton Anadolu.

Grupi tha se shënjestroi sistemin e mbikëqyrjes në vendndodhjen al-Abbad me armët e duhura dhe e goditi atë me sukses. Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi pretendimin.

Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit, me shkëmbime zjarri midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, në kohën kur ushtria izraelite por kryen sulme në Rripin e Gazës. Të paktën 49 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite që nga 7 tetori.

Këto janë përleshjet kufitare më vdekjeprurësit që kur Hezbollahu dhe Izraeli luftuan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006, kur grupi libanez goditi qytetet kryesore izraelite me raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Më shumë se 1.000 libanezë u vranë në atë luftë, ndërsa pjesa më e madhe e Libanit jugor, një bastion i Hezbollahut, u shkatërrua nga sulmet izraelite.

Përshkallëzimi i fundit erdhi pasi Izraeli zgjeroi operacionet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi në qytetet kufitare izraelite.

Afër 10.600 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës që nga 7 tetori, duke përfshirë të paktën 9.061 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes në masë të madhe të njerëzve, furnizimet bazë për 2,3 milionë banorët e Gazës po mbarojnë për shkak të rrethimit izraelit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne