Historia e përfshirjes së ushtarakëve dhe objekteve të ushtrisë shqiptare në funksion të organizatave kriminale

Rasti i fundit i kultivimit të drogës në ambientet e fasiliteteve ushtarake të Shqipërisë, është më skandalozi por nuk është as më i rëndi e as i vetmi.

Që nga dita kur Edi Rama është betuar si Kryeministër i vendit në shtator 2013, ushtria shqiptare është përfshirë gjithnjë e më tepër në trafikun e drogës.

Po rendisim disa nga rastet sipas rendit kronologjik të ngjarjeve.

19 mars 2014-

Gazetari Telnis Skuqi raporton se që nga janari 2014 po investigon një veprimtari transporti dhe magazinimi drogë në fasilitetet e ushtrisë, me bashkëpunimin edhe të ushtarakëve, si dhe avionë të vegjël që ngarkohen me drogë në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër.

Prill 2014-

Sali Berisha denoncon përdorimin e aeroportit të Gjadrit nga narko-trafiku për transport droge.

Maj 2014-

Edi Rama mohon faktin, ndërkohë nis bllokimin me blloqe betoni të pistës së avionëve në Gjadër.

Maj 2014-

Sali Berisha denoncon në Kuvend përmes dëshmive të qytetarëve, se avionë të vegjël turistikë ulen në plazhet e Divjakës, dhe ngarkohen me drogë nën mbikëqyrjen e policisë.

Maj 2014-

Edi Rama, Ilir Beqja hedhin poshtë si “halucinacione” denoncimet e Berishës, dhe deklarojnë se avionët janë “spërkatës kundër mushkonjave”.

Maj 2014-

PD kërkon komision hetimor për skandalin e përdorimit të fasiliteteve të ushtrisë për trafik droge me avionë të vegjël turistikë.

Maj 2014-

PS gjithashtu dorëzon kërkesë për komision hetimor për të njëjtën çështje, dhe e miraton përbërjen e tij të kryesuar nga Ermonela Felaj, me pretekstin se kërkesa e PS është dorëzuar pak orë më parë se e PD.

Maj 2014-

PD proteston për mosmiratimin e komisionit hetimor të kërkuar prej saj, duke vënë në dukje faktin se “mazhoranca e mohon përdorimin e fasiliteteve të ushtrisë për trafik droge, dhe nuk ka çfarë heton”.

Në vazhdim PD refuzon pjesëmarrjen në Komisionin “Felaj” duke e konsideruar farsë.

Maj 2014-

Një avion “Cesna” i pilotuar nga shtetasi italian Riformato, pëson defekt gjatë uljes në plazhin e Divjakës.

Dëshmitarët okularë raportojnë se disa fuoristrada të ngarkuara me drogë janë larguar. Disa qindra metra më tej, gjendet vërtetë vetëm njëra prej tyre e cila ka pësuar defekt.

12 Maj 2014-

Të arrestuarit për trafik droge me avionin “Cesna” të rrëzuar në Divjakë (Bedat), deklarojnë se

* “u detyruan të zhvendosnin pistën për ulje ngritje në plazhin e Divjakës, pasi pista e Gjadrit të cilën përdornin zakonisht u dekonspirua nga denoncimet e opozitës”.

14 maj 2014-

Ministria e Mbrojtjes vazhdon të mohojë faktin se Gjadri është përdorur për trafik droge, megjithëse trafikantët e drogës deklarojnë të kundërtën.

12 qershor 2014-

Komisioni Hetimor i drejtuar nga Ermonela Felaj, deklaron se ka përmbyllur hetimin vetë 20 ditë pas krijimit të tij…

Konkluzioni: trafik droge nga Gjadri ka patur, por ka ndodhur në kohën e Sali Berishës…

Qershor 2014-

Prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim për të hetuar kryesisht akuzat e provuara nga deklarimet e trafikantëve për transport droge nga pista e Gjadrit.

29 janar 2015-

Një helikopter që po transportonte 800 kg drogë të ndarë në 30 pako, nga Spanja drejt Marokut, rrëzohet gjatë ndjekjes nga Guardia Civil e Spanjës.

Helikopteri drejtohej nga ushtaraku shqiptar, Major Sokol Feka, i cili mbeti i vdekur gjatë përplasjes.

Piloti shqiptar raportohet se kishte kohë e kryente këtë shërbim në mënyrë të herë pas hershme kundrejt pagesës nga organizata kriminale ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë deklaronte se ai ishte një nga pilotët instruktorë më të besuar.

Kolegët e tij shprehen jashtë kamerave, se major Feka ka nisur bashkëpunimin me organizatat kriminale në fund të vitit 2013, ndërsa ishte me specializim në jug të Francës për të mësuar pilotimin e helikopterëve “Cougar” të blerë nga ushtria shqiptare.

Feka nuk ishte përzgjedhur si i denjë për këtë mision deri në 2013, për shkak të problemeve të vazhdueshme me disiplinën dhe figurën e tij morale.

Me rotacioni  politik të vitit 2013, Feka arriti të bëhet pjesë e misionit, duke parakaluar “me urdhër politik” në renditje 3 kolegë të tjerë që ishin përpara tij me pikavarazh.

2015 – 2016

Sali Berisha denoncon në Kuvend se në territorin e postës kufitare të Dhërmiut, fiken radarët për të siguruar kalim të pagjurmueshëm skafeve të drogës që punonin me bekimin dhe përfitimin e Saimir Tahirit.

Edi Rama e mohoi denoncimin si “qesharak”, dhe askush nuk hetoi.

Në 2017 anti-mafia italiane publikoi rezultatet e hetimit mbi grupin kriminal shqiptar “Habilaj”

Në përbërje të tij veç të tjerash rezultoi të ishin, ministri i brendshëm Saimir Tahiri, nëndrejtori i policisë së Vlorës dhe komandanti i postës kufitare të Dhërmiut.

Hetimi provoi se ky i fundit fikte radarët që monitoronin bregdetin, për t’i siguruar paprekshmërinë skafeve që përdornin për të transportuar drogën drejt Italisë duke u nisur kryesisht nga Dhërmiu dhe Karaburuni.

Korrik 2022-

Arrestohet në Holandë një major shqiptar i identifikuar si Ermal Dinoshi pasi është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura.

Në prangat e policisë holandeze, nuk ka rënë vetëm ushtaraku shqiptar, por edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm duke rritur bimë narkotike në ambiente të mbyllura në qytetin Brunssum të Holandës, ku ai kryente detyra pranë Komandës së Bashkuar të NATO-s.

Gusht 2023-

Gjendet një parcelë droge e kultivuar brenda rrethimit të repartit ushtarak të Zall-Herrit, objekt i rëndësisë së veçantë ushtarake dhe komanda e trupave speciale të ushtrisë shqiptare siç është batalioni i forcave “Komando”. / syri

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne