Historiani Olsi Jazexhi: Rama Censuron mediat dhe qytetarët pro Palestinës

Historiani Olsi Jazexhi kritikoj qeverinë shqiptare se nën diktatin e ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite censuron mediat dhe shpall popullin palestinez si armik.

I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live”ai thotë se Hamas nuk është organizatë terroriste por çlirimtare që lufton për lirinë e Palestinës.

 “Ajo që po ndodh në Gaza, ka ndodhur këto 30 vitet në kryeqytet e vendeve Arabe duke filluar nga Bagdati, Tripoli etj ku amerikanët hynë dhe vranë muslimanët. E gjithë kjo për ti bërë qejfin Izraelit që ai të triumfojë mbi botën muslimane.

Konflikti në Gaza nuk nisi tani, por që nga Lufta e Parë Botërore kur britanikët vendosën se do shpikin Izraelin që më 1917.

Luftën e parë izraelito-arabe e nisi Izraeli.

Kolonët e sjellë nga Britaniu filluan të vrasin, masakrojnë dhe dëbuan mbi 700 Mijë Palestinezë që sot janë refugjatë në të gjithë botën dhe kanë shkuar në 7 milionë.

Ideja e tyre ishte që donin të krijonin një shtet të pastër çifut.

Kjo që po ndodh tani, Netanjahy e përmendi qartë se çfarë ndodhi më 7 tetor ku Hamas arriti që të bombardojë në mënyrë spektakolare kundër ushtrisë Izraelite dhe thyer murin që rrethon Gazën nga Izraeli.

Si hakmarrje për fitoren e Hamasit, Izraeli tani po bën një masakër që nuk është parë në Europë.

Unë nuk dënoj sulmin e hamasit se nuk pranoj diktatin e Izraelit që i shkojnë gjithë botës dhe u thonë dënoni Hamasin. Hamasi shihet si një organizatë çlirimtare që nga Turqia e deri në Xhakarta të Indonezisë.

Bota muslimane sot e vlerëson Hamasin si Jasper Arafatin dikur.

Në qendër të Tiranës Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur flamuj dhe postera të Izraelit. Në Shqipëri Palestinezë konsiderohet armiq

Në Shqipëri ka një diktat shumë të egër që orkestrohet nga Ambasada Amerikane dhe Izraelite dhe ka censurë”,- u shpreh Olsi Jazexhi./gazetaimpakt 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne