Në vitin 2013 në Tiranë filloi një valë protestash kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri. Pas shumë përpjekjeve dhe protestave masive në disa qytete u arrit që të ndalohej një marrëveshje e tillë. Askush nuk do të kishte imagjinuar se cfarë na priste më pas. Në vitin 2016 nënshkruhet një marrëveshje tre palëshe midis kryeministrit shqiptar të asaj kohe S. Berisha , ambasadorit amerikan dhe perfaqësuesve të një organizate iraniane si MEK (MKO) e shpallur terroriste deri në vitin 2012 nga OKB. Marrëveshja nuk bëhet publike por ndërkohë vijnë terroristët e parë që tani ende të pa-deradikalizuar vijnë në territorin shqiptar e vendosen nëpër apartamente në zona të ndryshme të Tiranës. Në fillim prezenca e tyre ishte e padukshme. Opinioni publik në atë kohë ishte i angazhuar me luftën në Siri me ligjin kundër terroizmit që doli në ato vite dhe që po dënonte dhjetëra muslimanë shqiptarë për nxitje të pjesmarrjes në luftën në Siri. Problemet filluan kur kjo organizatë terroriste deri në 2012, po që kurrë nuk u rehabilitua, që kurrë asnjë anëtar i saj nuk u dënua për krime lufte të kryera në Irak e Iran, ndërkohë shqiptarët e UCK po shkonin njëri pas tjetrit në Hagë për krime lufte, pra vetë shqiptarët nuk e gëzonin një favorizim kaq të madh ligjor sa gëzonin anëtarët e MKO-MEK, e pra problemet filluan kur ata u bënë pronarë të një sipërfaqeje toke rreth 32HA në Manzë të rrethit të Durrësit. Aty u ngritën ndërtesa gjigande pa leje, që për nga struktura ngjasonin me kampet ushtarake nga ky grup ish-terrorist vinte, aq sa e quajtën me të njëjtin emër Ashraf 2, ku Ashraf 1 ishte kampi i tyre në Irak ku ushtronin aktivitetin e tyre ushtarak për llogari të liderit të asaj kohe Sadam Husein. Në fillim u duk normal përqendrimi i tyre në një kamp të vetëm, pasi nëpër qytet prezenca e tyre po shtohej dhe qytetarët kishin filluar shqetësoheshin dhe pyesnin cfarë janë këta. Por asgjë nuk funksionoi normalisht. Territori i tyre u shndërrua në një shtet brenda shtetit shqiptar që për nga struktura e funksionimit pa frikë mund të thuhet është një shtet iranian brenda territorit të një shteti si Shqipëria. Përplasjet me policinë shqiptare që kulmuan në verën e vitit 2023 ku asnjë polic nuk u lejua të futej në territorin e tyre në kuadër të hetimit për sulme kibernetike të sistemit të të dhënave shqiptare, treguan se shteti shqiptar nuk ka aspak kontroll në territorin e tyre. Reagimi i iranianëve të MEK ishte i njëjtë sikur ata të ishin autoktonë në tokë shqiptare dhe policia shqiptare po ju pushtonte tokën e tyre. Thirrjet e hapura për luftë që vinin nga ky kamp në bashkëpunim me senatorë të dorëhequr amerikanë , deputetë shqiptarë , dhe mos ndëshkimi i tyre sipas ligjit shqiptar kundër terrorizmit që në njërën anë burgos muslimanët për statuse në media sociale, e nga ana tjetër thirrjet haptas për luftë në Iran të këtij grupi nuk ka ligj që ti ndëshkojë e as ti hetojë, tregon qartë mungesën e kompetencës dhe juridiksionit të shtetit shqiptar brenda territorit të këtij grupi. Rezultati ishte prishja e marrëdhënieve me Iranin, kërcënime të drejtpërdrejta nga shteti iranian për Shqipërinë, rrjedhimisht futja në luftë me një shtet me të cilin nuk kemi patur kurrë luftë dhe i cili nuk ka asnjë pretendim territoresh apo dicka tjetër në Shqipëri.
Pra përse Shqipëria u fut në luftë me një shtet si Irani, vetëm nga prezenca e organizatës ish- terroriste të MEK (MKO) që me thirjjet e saj të drejtpërdrejta për luftë të bëra nga territori shqiptar dhe me lejimin e shtetit shqiptar, e bëri edhe Shqipërinë pjesë të një lufte që nuk ka asnjë interes politik gjeostrategjik apo dicka tjetër , përvec se rrezikon drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve të saj shqiptarë?
Jemi në vitin 2023 dhe Shqipëria kërkon të bëhet vendstrehim për emigrantët e dëbuar nga Italia dhe vendosjen e tyre në kampe në rrethin e Lezhës në zonat turistike të Shëngjinit dhe Gjadër. Sërisht një grup tjetër emigrantësh që nuk janë për motive politike sic janë MEK (MKO) por kryesisht për arsye ekonomike. Qytetarët nuk janë pyetur nëse duan një gjë të tillë, por marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Rama dhe Meloni , kryeministrja e Italisë, kanë ngjallur valë protestash në vend. Shqiptarët janë vetë një komb që kanë emigrantë në masë aq sa kryeministri akuzohej për boshatisjen e vendit, dhe nga ana tjetër kryeministri ankohej për mungesën e krahut të punës. Ndërkohë rreth 7000 iranianët e Manzes nuk punojnë jo vetëm për shkak të moshës së tyre të thyer apo se janë invalidë lufte apo njerëz me precedentë penalë ku një pjesë akuzohen për krime lufte në Irak, sërisht ata nuk kanë të drejtë punojnë dhe as kanë të drejtë të largohen nga shteti (territori) i tyre ne Manzë. Asgjë nuk është e qartë ashtu si marrëveshja për MKO (MEK) që nuk u bë kurrë publike, pra nuk dihet cfarë përfitoi Shqipëria nga ajo marrëveshje përvec futjes së vendit në luftë me Iranin, ashtu si nuk dihen përfitimet e Shqipërisë nga kjo marrëveshje e re me Italinë. Nëse këta emigrantë në Shëngjin do të dominojnë popullsinë vendase nesër mund të pretendojnë për një shtet të tyrin, nëse këta emigrantë do ta fusin Shqipërinë në rrezik lufte me ndonje shtet tjetër, nëse këta emigrantë do të kenë të drejtë pune apo jo, nëse ata mund të dalin nga kampi apo sic nuk kanë të drejtë refugjatët humanitarë ishterroristë të Manzës, e pra shumë pyetje ngrihen, por nga eksperienca me grupe të tilla, Shqipëria po kthehet në nje vend eksperimentesh socialë , ku do të ketë valë projektesh për refugjatë, fonde që do të vijnë të ngopin xhepat e administratës së korruptuar shqiptare, një treg të majmë për trafikun e klandëstinëve që vijon në Shqipëri për shqiptarët e tashmë do ketë edhe kombësi të tjera që do të paguanin trafikantët vetëm për të ikur nga kampet e përqendrimit të emigrantëve në Lezhë. Ashtu si Shqipëria nuk monitoron dot ligjet e saj brenda territorit të Manzës të pushtuar ne rrethuar nga MEK (MKO), po aq nuk do mundet të monitorojë të drejtat e njeriut Konventa refugjatësh e të tjera ligje sesi mund të zbatohen në kampe përqendrimi refugjatësh me kombësi e kultura të ndryshme. Pra nuk dihet kush janë pasoja më të dëmshme, armët kimike apo kampet e refugjatëve ish terroristë të Manzës apo kampi i përqendrimit të refugjatëve multinacionalë të Lezhës.
Gjithsesi shqiptarët duhet të protestojnë për heqjen e të gjithë këtyre kampeve përqendrimi , ose shpërnguljen e tyre në vendet e tyre, ose integrim të plotë me të drejta të plota në shoqërinë shqiptare ashtu sic vetë emigrantët shqiptarë janë integruar në shtetet ku kanë shkuar duke marrë shtetësine atij shteti e duke respektuar ligjet e tij, dhe ti thuhet stop krijimit të minishteteve të reja brenda territorit shqiptar që nuk bëjnë gjë tjetër vecse të kërcënojnë sigurinë kombëtare e të fusin vendin tonë në luftë si MEK(MKO) i Manzës me Iranin./Editorial i GazetaImpakt