Holandë, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Një tubim në mbështetje të Palestinës është mbajtur në Amsterdam të Holandës. Disa qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror “Dam” për t’i dërguar mbështetje Palestinës dhe njerëzve në Rripin e Gazës.

Të tubuarit bërtisnin parulla kundër sulmeve izraelite në Gaza, mbanin pankarta dhe flamuj palestinezë. Ata thanë se sulmet izraelite ndaj Gazës duhet të ndalen urgjentisht.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne