Nga Shaban Burri
Izraeli ka armë bërthamore që nga fillimi i viteve 1970 dhe tani ato po kthehen në diskutimin aktual, pasi atmosfera e pathyeshmërisë është zhdukur.
Këtu kemi një alarm strategjik. Përpara se të shqyrtojmë vendosjen e trupave, kemi armën e ditës së gjykimit ose armën e fundit të botës, ky është Opinioni im. Zoti i ruajte të gjitha trupat tona shkruan anëtarja e Knesetit Thali Gottlieb.
Nuk dua t’ju shkruaj çka shkruhet neper mediat sociale, megjithëse ka mijëra prej tyre që flasin për armë bërthamore te izraelit. Raketa Jericho është krijuar nga programi i raketave balistike të Izraelit. Para se të mendoni për të vendosur trupa tokësore në Gaza, duhet të paktën të konsideroni përdorimin e armëve bërthamore. Vazhdon Thali Gottlieb. Arma bërthamore në Gaza por edhe armët më të vogla taktike bërthamore sigurisht që do të shkaktonin edhe një debakli në zemër se izraelit, por është ende një debat që po mbahet.
Argumenti përmendet edhe në një anë tjetër. Aktivisti amerikan izraelit Ben Shapiro i njohur nga të gjithë thotë se amerikanët absolutisht duhet ta mbështesin Izraelin, aktualisht ushtarakisht, përndryshe Izraeli mund të zgjedhë Opsionin Samson.
Ai thote. Nëse Hamasi nuk shkatërrohet plotësisht nga Izraeli, atëherë kjo do të shihet si një shenjë dobësie i cili është shumë më i rrezikshëm se Hamasi cili ka vrarë 1000 deri në 1300 jahudi, ather Hezbollahu do të shkonte në luftë me arsenalin e tij raketor prej qindra mijëra sipas vlerësimeve që ai bëri diku, mund të vrisnin 20,000 deri në 30,000 jahudi ditën e parë. Gjithashtu kushtojini vëmendje faktit që ai flet për jahudi nuk thotë izraelitë, edhe pse një e katërta e qytetarëve izraelitë nuk janë jahudi, gjë që ka qëllimin të tërheqë emocionet e dëgjuesve së tij ose në rastin evropian, të ngritë kultin e fajit meshum.
Ben Shapiro Just said that the US better give Israel more weapons otherwise they’ll use their nukes.
Not too long ago, Shapiro said Israel can take care of itself.
Remember, Israel invented the Samson Option, which is to cause a nuclear apocalypse if they’re threatened. pic.twitter.com/5MoaiQNDwf
— Vincent James (@davincentjames) October 14, 2023
Atëherë Izraeli do të duhet të sulmojë plotësisht Libanin jugor me forcat e tij ajrore, ta rrafshojë Libanin me tokë dhe më pas të bëjë ndryshimin e regjimit në Liban dhe nëse kjo ndodh, atëherë ne do ta kemi Iranin mbas shpinë. Pastaj Irani dhe Siria do të përfshiheshin ku Izraeli do të kishte një luftë me shumë fronte në veri dhe më në lindje dhe në jug, sepse Hamasi ende nuk është mposhtur, ky është procesi i tij i mendimit, dhe nëse kjo do të ndodhte, atëherë Izraeli ndoshta do të duhej, apo mundësia do të ishte shumë e lartë që Izraeli të përdorte armë bërthamore dhe për këtë arsye për të parandaluar skenarin e një lufte bërthamore, amerikanët duhet të nxitojmë në ndihmë të izraelitëve. Pra, ky është argumenti i tij, është gjithashtu një argument i njohur që vetë izraelitët e kanë ngritur vazhdimisht, domethënë në mënyrë të folur. Opsioni Samson.
Opsioni Samson është një figure biblike. Një hero i izraelitëve¹ që vrau veten ne mënyrë qe kishte mbyllur veten në një tempull të cilin pastaj e shembej, në të cilin vrau gjithashtu 3000 nga armiqtë dhe supozohet se gjatë Luftës së Yom Kipurit izraeli mendoi seriozisht përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për të kërcënuar amerikanët që të ndihmojë Izraelin.
Sugjerohet Perëndimit. Ose na vini në ndihmë në një luftë konvencionale, ose e shkatërrojmë të gjithë botën, dhe kjo nuk është aspak një ekzagjerim dhe gjithashtu nuk është një ide e re.
Po shikojmë një artikull këtu nga një intervistë në 2003 mbajtur nga Profesor Creveld², një historian ushtarak nga Jerusalemi ku ai thotë,
“Let me quote General Moshe Dayan: “Israel must be like a mad dog, too dangerous to bother.” I consider it all hopeless at this point. We shall have to try to prevent things from coming to that, if at all possible. Our armed forces, however, are not the thirtieth strongest in the world, but rather the second or third. We have the capability to take the world down with us. And I can assure you that that will happen, before Israel goes under.”
Kjo është ajo që ka rëndësi për të. Ne kemi mundësinë të rrëzojmë gjithë botën me vete nëse zbresim, atëherë edhe bota do të bjerë poshtë. Pavarësisht se si ndryshon situata politike. Pavarësisht se sa të dobët bëhemi, nëse nuk jemi në gjendje të përhapim frikën në rajon.
Ky interviu është pak e vjetër, pra nga Lufta e Jom Kipurit.
Ne jemi padyshim në situatën që në vitin 2023 Izraeli nuk do të jetë më në gjendje të përhapë mjaftueshëm frikën në rajon me mjetet e veta, atëherë perendimi do të duhet t’ju vijnë në ndihmë dhe nëse nuk i vijnë në ndihmë, atëherë ata mund të shkatërrojne gjithë boten ne një luftë e madhe bërthamore.
Duke folur gjatë një interviste e cila u botua në gazeten Jerusalem të premten, profesori Martin Van Creveld tha se Izraeli kishte aftësinë për të goditur shumicën e kryeqyteteve evropiane me armë bërthamore.
Ndoshta kjo është arsyeja e nënshtrimit të shumë politikanëve perëndimorë ndaj Izraelit?
Dhe më pas ai bëri një koment tjetër për palestinezët:
“Palestinezët duhet të deportohen të gjithë. Njerëzit që përpiqen për këtë (qeveria izraelite) presin vetëm njeriun e duhur dhe kohën e duhur. Dy vjet më parë, vetëm 7 ose 8 për qind e izraelitëve ishin të mendimit se kjo do të të jetë zgjidhja më e mirë, dy muaj më parë ishte 33 për qind dhe tani, sipas një sondazhi të Gallup shifra është 44 për qind”.
44% që ishte ne një intervistë e fundit 2003, kjo është tesh 20 vjet. Dhe kjo duket se është rruga që po shkojmë për momentin. Samson Optionin mund ta shohësh idenë këtu në origjinal³ Ne kemi armë bërthamore, prandaj nuk mund të shkojmë poshtë, duhet të na shpëtoni, sepse nëse ju nuk na shpëtoni, ju marrim të gjithë me vete.
A eshte kjo asyja e servilizmit ndaj tye?
Ky është një lloj parandalimi bërthamor që nuk zbatohej gjatë Luftës së Ftohtë.
Këtu thohet, edhe nëse nuk sulmohemi nga fuqitë bërthamore, nese jemi të mundur në mënyrë konvencionale, mendoni mirë nëse na lini të na mposhtin. Kjo është kaq e tmerrshme që një shtet i tillë, kërcënone prej dekadash, cili e ka si pjesë të doktrinës së tij ushtarake, ku flitet shumë publikisht, ku ndikuesit e tyre më të mëdhenj në SHBA dhe Evrop dhe anëtarët e Knessetit njaq kërcënojnë i lejohet të ketë armët bërthamore, si pranohet kështu? Pastaj ne flasim me dekada për Iranin dhe për rrezikun e madh të Iranit ndërsa vetë Izraeli haptas thotë se ne jemi rrezik për botën me armë bërthamore.
2 Israeli Prof – Israel ‘Can Take The World Down With Us’ (rense.com)
3 https://www.