Izraeli në janar shkatërroi 58 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds

Ushtria izraelite në muajin janar ka shkatërruar 58 ndërtesa të palestinezëve në Kuds dhe në Bregun Perëndimor nën pushtim. Sipas raportit mujor të publikuar nga Këshilli për Luftën me Murin Ndarës dhe Vendbanimet Hebreje të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Izraeli në muajin janar ka kryer shkatërrime ndaj ndërtesave të palestinezëve në Betlehem të Bregut Perëndimor, në qytetet Qalqilya dhe Al-Khalil si dhe në Kuds.

Në qytetet në fjalë Izraeli ka shkatërruar 58 ndërtesa të palestinezëve, thuhet në raportin në të cilin theksohet se 22 prej tyre janë ndërtesa të banueshme, 16 ndërtesa që përdoreshin për bujqësi ndërsa disa prej tyre ndërtesa të pabanueshme. Gjatë kësaj periudhe ushtria izraelite ka dërguar gjithashtu udhëzime për shembjen e 26 ndërtesave të palestinezëve.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar, forcat izraelite shkatërrojnë (shembin) ndërtesat e palestinezëve për arsye të ndryshme dhe palestinezëve nuk u lejohet të ndërtojnë banesa të reja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne