I burgosuri Beleri dhe fshati Progonat

Nga Petro Prodani

A ka patur greke ne kete fshat ?

Kohet e fundit, ne studjot televizive po lakohet emri i Progonatit, nje fshati qe koha e shtyre ne harrese. Per mire apo per keq, Progonati doli perseri ne skene thjesht sepse disa drejtues emisionesh dhe gazetare invesigative nuk kane idene e historise se fshatit. Permeteper, ata kane hedhur idene se progonatasit nuk kane inteligjencen e duhur per tu bere kryetar bashkie …

Le ta fillojme me emrin e fshatit; perse quhet Progonat ?

Ka disa mendime rreth origjines se tij. Me i besueshmi dhe gjeresisht i pranueshem eshte varianti qe thote se kemi te bejme me nje emer te perbere grek Πρόγονος/Progonos qe ne shqip do te thote Para-ardhes. Personalisht, them se ka me shume mundesi qe si emer/mbiemer te lidhet me nje tradite familjare dhe jo me histori gjenetike. 

Kur nje cift martohej dhe njeri prej bashkeshorteve, (ose te dy), kishte femije te meparshem, ai quhej ‘Progon’. Me fjale te tjera jo femije biologjik, por i biresuar nepermjet lidhjes martesore. Ky fenomen prekte femijet meshkujt te cilet njiheshin si Progon/Progonis. Gjate brezave emri kthehej ne mbiemer dhe pse jo ne toponim, bie fjala ne emer vendbanimi si ne rastin e Progonatit nga thuhet se ka zbritur Zt. Beleri. Nga kerkimet e mia, rezulton se emri/mbiemri Progon/Progonos eshte i perhapur ne Greqi. Mund te jete shfaqur edhe ne familiet vllaho-greko-bizantine qe jetonin ne hapesirat ballkanike si ne rastin e Πρόγονος Σγουρός/Progonos Sguros, nje zyrtar i larte bizantin i shekullit 13-14, qe dikush e shqiptarizon me emrin Progon Skura.

Personalisht nuk kam takuar ndonje person ne Shqiperi qe te mbaje emrin Progon, qe ne fakt nuk ka asnje lloj kuptimi ne gjuhen shqipe.  Ne historine e shkrojtur dhe dokumentuar, fshati Progonad shfaqet ne defterin otoman te Sanxhakut te Arvanid-it te perpiluar ne vitin 1431. Fshati eshte pjese e timarit te Yusuf-it ne Vilajetin e Kanines. Me poshte tregohet nje material i shkeputur nga punimi i titulluar “Hicrî 835 Tarihli Sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid” i historianit te mirenjohur Halil Inalcik.

Pjese te timarit te Yousuf-it ishin fshatrat: 

– Storyani me 16 hane

– Progonad me 6 hane

– Blace me 7 hane

Bosi i timarit dhe fshatrave ne fjale ishin te gjithe te shperngulur/internuar nga Saruhanlı, nje province turke. Ata mbanin emrat Jusuf, Umur, Ali, etj. Interesant eshte fakti qe ne regjistrim shfaqet nje katund/vendbanim me emer Prodermo, por shkruesi i rekordeve nuk eshte i sigurt mbi saktesine e emrit. Vendbanime, me sa duket pa banore te perhershem, ruhej nga personat me emra Kadi dhe Hizir. 

Mendoj se kemi te bejme me deformimin e emrit ‘Prodromos’, perseri nje emer grek qe ne shqip do te thote ‘Ai qe can rrugen i pari’. Ky emer eshte i lidhur me perhapjen e Krishterimit. Mbase kishim te benim me nje faltore apo kishe te vogel qe egzistonte ne ate kohe. Nga sa u tha me siper, kuptohet qe te shperngulurit nga Turqia shkuan ne zonat e reja se bashku me familjet e tyre. Ata, me hir apo pahir, u perzjene me vendasit.

Dhe lind pyetja; Kush ishin vendasit ?

Une them se ata ishin nje perzjerje vllaho-greke. Shqipfolesit kane shkuar aty me vone te cilet me kalimin e viteve kane asimiluar te tjeret, perfshi dhe ata te ardhur nga Turqia. Behet fjale per popullata te pakta dhe vazhdimisht nen presionin e zhdukjes fizike, qe luftonin per mbijetese. 

Nuk dihet shume se si rrodhen ngjarjet ne Progonat qe nga koha e regjistrimit te pare. Perafersisht 240 vite me vone, Evliya Celebi(1), ne kujtimet e tij e pershkruan keshtu viziten e tij ne Berat:

“Perpara Osman Pashes, gjate nje mitingu publik, une paraqita dekretet perandorake dhe letrat e derguara nga komandanti ushtarak Ali Pasha. Gjithashtu, shfaqa kokat e prera te jashteligjeshmeve nga Progonati te cilat i kishim sjelle nga Tepelena. 

“Eshte urdher i Padishahut”, therriti Osman Pasha pas leximit te dekreteve. Ai menjehere dergoi korrieret tju behej e ditur gjithe udheheqesve te sanxhakut te Vlores qe te pregatisnin ushtaret e tyre dhe te niseshin per mbrojtjene Mania-s. 

Per prezantimin e kokave te prera, me dhuruan nje helmete te zbukuruar me pupla dhe nje mantel nderi te cilin e vesha. Ndersa per sjelljen e urdherit te komandantit ushtarak, me shperblyen me nje qese me Kurush-e, [Monedha Otomane], nje kale dhe nje skllav. Sherbetoreve te mij, ju ishin dhene 10 monedha ari secilit dhe nga nje cope placke per veshje.“ Celebi nuk thote sa persona kishin vrare ne Progonat, apo c’fare deme te tjera kishin shkaktuar. Gjithashtu nuk jep informacion per skllavin dhe fatin e tij te metejshem. As permend preresit e kokave, megjithese teksti le te kuptosh autoret, perndryshe perse do te ishin paguar ndihmesit e tij me flori ne dore per kokat e prera te ekspozuara para Osman Pashes ?

Ai justifikon egzekutimin e kundeshtareve te otomaneve me shprehjen “Te jashteligjshmit nga Progonati”. Vitet qe kaluan, tjetersuan popullaten e vogel Progonatit. Familjet greke u larguan, ato qe mbeten u shqiptarizuan dhe islamizuan. 

Nga e di une qe progonatasit e mesjetes se vone ishin greke ? Fare thjesht; keshtu deklarojne vete ata qe kane mare persiper te shkruajne historine e Shqiperise sic paraqitet me poshte nje fragment i nxjere nga Wikipedia..

Persona me emrat/mbiemra Milios/Milos, Bollanos, Kaznesis/Kasnecis, Dhima/Dhimas, dhe shume te tjere, e kane vete-identifikuar veten si greke kudo ku kane shkuar, jetuar dhe punuar neper Bote. Ata nuk u bene te tille gjate kontrollit otoman te Progonatit. Logjika normale thote se ata ishin te tille qe shume shekuj me pare. Dy-tre raste shoqerojne me poshte.

Disa prej familjeve/personave te larguar nga Progonati dhe vendosur ne Himare, dhe jo vetem, kane luftuar dhe dhene jeten per mbrojtjen e Helenizmit. Dhe kete nuk e bene per ndonje pension apo pashaporte greke te cilat ne ate kohe nuk egzistonin. Natyrisht qe dikush do te thote se ata ishin anti-shqiptare dhe luftuan per bashkimin e Jugut te Shqiperise, apo Vorio Epirit, me Greqine. Natyrisht qe eshte e vertete, dhe kjo eshte historia, i pelqen apo nuk i pelqen dikujtt.

Problemi eshte se dikush, qofte ky shqiptar, grek, apo dicka tjeter, e trajton historine si nje torbe qe fut doren dhe nxjerr prej saj vetem sendet qe i interesojne. Me pak fjale, nje lloj cirku patriotik ! Progonati ka nje histori tipike ballkanike me tjetersime dhe asimilime popullatash. Ne kete prizem, geqizmi/helenizmi i vjeter i tij nuk mund te mohohet duke uluritur se Fredi eshte shqiptar nga fshati i harruar i Progonatit edhe pse dokumentat zyrtare tregojne se Zt. Beleri ka lindur ne Himare.

Ne fund te fundit, ai vete-deklarohet grek dhe ketu hamendjet mbarojne …

Shenime dhe sqarime

1- Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries. Rober Elsie. Faqe 199

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne