I gjithë shteti shqiptar në shërbim të Mosadit Izralit, si qeveria dhe mediat po sulmojnë “Kurumin” Turk

Skandali i dyshuar eksportit të mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës ka nxjerrë në pah një tjetër skandal edhe më të madh për të cilin të gjithë janë të detyruar të heshtin. Që nga moment i shpërthimit të lajmit në mediat botërore dhe më pas në ato shqiptare për eksportin e mbejtjeve toksike, të gjithë rendën që të bënin një fajtor.

Aktualisht Kompania Turke “Kurum”është në qendër të akuzave pas lajmve se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme të kësaj kompanie, iu shitën kompanisë Sokolaj dhe u bllokuan në Tajlandë, pasi anija që i transportonte nuk kishte autorizim për tu pranuar.

Pasi opozita në vend denoncoi se pas eksportit të mbetjeve fshiheshin disa instutcione shtetëore dhe vetë kryeministri Edi Rama, e gjithë makineria shtetërore e drejtuar nga kreu i qeverisë dhe vartësve të tij mediat e oligarkëve të lidhur me të gjetën fajtorin, kompania turke “Kurum”.

Presioni i qeverisë, reagime publike, dokumente të supozuar, hetim i komanduar e shumë veprime të tjera, e detyruan këtë kompani të mbyllë aktivitetin dhe t’i dhënë “fajësinë”, pa asnjë provë si burim i mbetjeve toksike që u importuan drejt Tajlandës.

Nga ana tjetër dy Ministrit, që drejtohet nga dy kukulla të Ramës, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, në një deklaratë të përbashkët thanë se nuk do të lejonin që anija të ankorohej në “Portin e Durrësit” pa u siguruar se ato mbetje ishin nisur nga ky port dhe se nuk do të pranonin kurrë që ato të zbrisnin në tokën shqiptare. Nga ana tjetër, Porti i Durrësit dërgoi dokumenta në prokurorinë e këtij qyteti e cila sipas deklarimeve publike ka nisur një hetim ndërsa ka konfiskuar të gjitha dokumentat dhe shkresëkëmbimet e pretenduar mes kompanisë “Kurum” dhe kompanisë “Sokolaj”. Të shumtë ishin edhe deputetët socialistë që sulmuar ashpër kompaninë kurum pas pasur asnjë provë kundër saj, ku mes tyre ishte edhe Erion Brace, që ndonëse pranon se nuk ka prova akuzon kompaninë.

Zanafilla e “Fajtorit”

Pas zbulimit të gjoja skandalit nga mediat e huaja, në shqipëri mediat e kontrolluara nga qeveria rendën të gjenin fajtorin dhe burimin e mbetjeve toksike. Reporter.al ose Birn, të kontrolluara nga Soros bëri disa shkrime ku publikonte dokumente dhe shkresa që sipas saj vërtetonin që burimi i tyre ishte Kompania turke “Kurum”. Më pas në shërbim të planit të qeverisë, pas së cilit qëndron Mosadi Izraelit, u vunë të gjitha mediat që kontrollohen prej saj për të mbushur dynjanë me shkrime “investigative” e kronika me dokumente “ekskluzive” se fajtori i mbetjeve ishte gjetur, ishte “Kurum-i” i Elbasanit.

Një tjetër media që i bëri jehonë lajmit dhe gjeti Kurumin fajtor është “Hashtag.al” që drejtohet nga Habjon Hasani dhe që duke ju referuar burimeve të fshehta hodhi dritë edhe më shumë për ata që fshihen pas këtij sulmi dhe kujt po i shërben e gjithë kjo retorike represive ndaj një biznesi të huaj në Shqipëri.

Sulme të orgestruara dhe të detyruara nga qeveria që i bindet izraelit ndaj kompanisë “Kurum” ka pasur edhet nga mediat që kanë marrë miliona lekë nga kompania turke për reklama.

Arsyet e sulmeve ndaj Kurum

I gjithë sulmi shtetëror dhe mediatik i organizuar ndaj Kurum e ka zanafillën në Izrael. Agjensia e Inteligjencës Izraelite është kujdesur që tju japë “prova dhe dokumente” të pavërteta qeverisë dhe mediave për të nisur sulmin frontal ndaj një biznesi turk që operon prej vitesh në shqipëri për të dërguar mesazhe të forta në Turqi.

I gjithë sulmi i nisur nga Mosadi që përdor në mënyrë të përsëritur Shqipërinë dhe qevrinë shqiptare për të sulmuar Turqinë.

Në sulmin ndaj Kurum, Mosadi Izraelit po mundohet t’I bëjë presion Turqisë duke përdorur Shqipërinë për qëndrimet që Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan dhe shteti Turk ka mbajtur ndaj Izraelit për gjenocidin e këtij të fundit në Gaza ku shpeshherë Turqia dhe Erdogan e kanë cilësuar Izraelit si shtet gjenocidial që duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e tmerrshme që po bën me palestinezët.

Pikërisht për tju përgjigjr këtyre akuzave të rënda, Izraeli po përdor shqipërinë. Nga ana tjetër shteti i korruptuar shëiptar nuk e ka të vështirë t’i japë Izraelit cfarë dëshiron, sepse e ka bërë sa herë që ata i kanë kërkuar dicka. Pra, arsyet e sulmeve ndaj Kurum nuk lidhen drejtpërdrejt më mbetjet toksike, por hakmarrjen që Izraeli kërkon të bëjë ndaj Turqisë, si gjithmonë duke përdorur shërbimin sekret, Mosadin dhe jo hapur.

Lidhja e sulmeve ndaj Kurum me Mosadin Izraelit

Pikërisht artikulli i botuar nga “Hashtag.al që tregon se nuk “Inteligjenca ushtarake e një shteti thuajse-partner me Shqipërinë po mbikqyrte në fillim të muajit Gusht itinerarin e një anije të nisur nga portet e Omanit” Por kush është inteligjenca ushtarake e një shteti partner me shqipërisë dhe që dëshiron të sulmojë me cdo mjet Turqinë?

Po përse Mosadi Izraelit.

Në shkrimin e Hashtag.al, thuhet se ajo inteligjencë ushtarake e shtetit thuajse-partner me Shqipërinë ka zbuluar se pas këtij eksporti të dyshuar si mbetje toksike “fshihet një linjë tregu (depozitim, përpunim, groposje) që përfshin Iranin-Turqinë dhe Shqipërinë, me qëllim lehtësimin e sanksioneve që kanë ndëshkuar industrinë e rëndë iraniane, përfshirë dhe atë ushtarake”.

Pikërisht, Irzaeli është një shtet i interesuar dhe po ndërmerr sulme ndaj Turqisë dhe Iranit, edhe për faktin se ato janë ndër të paktat vende që kanë kërkuar zbatimin e fletë-arrestit ndërkombëtar për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky i fundit përmes Mosadit, po përdor Shqipërinë dhe Edi Ramën për të sulmuar Erdoganin dhe Iranin, që kundërshtojnë me forcë luftën dhe pushtimin e Palestinës nga Izraeli.

Pyetja që shtrohet këtu është: Pse Shqipëria dhe Edi Rama i binden Netanyahut dhe bëjnë armiq për interes të Izraelit dhe politikave të tij detyruese-urdhëruese? /GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne