I hipur mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë i bie shofarit në Gaza për ushtarët izraelitë

Yoel Kaplan, Kryerabini i cili për vite me radhë ka qenë në Shqipëri, vitin e kaluar ndërmori vendimin që të kthehej në vendin e tij, në Izrael dhe të luftonte Hamasin.

Prej 7 tetorit Yoel Kaplan ka luftuar kundër Hamasit. Së fundmi ai është filmuar në Gaza teksa mban veshur rrobat ushtarake dhe i bie për ushtarët e tjerë izraelitë, shoferit.

*Shofar është një instrument i lashtë muzikor, i bërë zakonisht nga një bri dash dhe përdoret për qëllime fetare hebreje.

Kjo nuk është hera e parë që kryerabini i Shqipëri shkon aty ku njerëzit janë në nevojë. Më 14 shkurt të 2023 ai ishte pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit të dërguar në Turqi nga Izraeli, për t’iu ardhur në ndihmë trupave turke për gjetjen e personave të cilët ishin ende nën rrënoja për shkak të tërmetit vdekjeprurës i cili ra në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë.

“Jo vetëm si një rabin, por edhe si një familjar, e ndjeva për detyrë të shkoja në ndihmë të popullit turk. Është në filozofinë edhe e të Shtetit të Izraelit për të ndihmuar këdo që ka nevojë dhe kudo që kërkohet dhe nevojitet ndihmë”, tha ai aso kohe.

Yoel Kaplan, prej vitesh është i emëruar si Kryerabini i Shqipërisë dhe Kosovës. Në çdo dalje dhe takime zyrtare ai s’ka nguruar asnjëherë të shprehë vlerësimin e tij për vendin tonë dhe Kosovën.

Rreth 14 vite m parë, kur Rabini Kaplan erdhi në Shqipëri e Kosovë filloi rehabilitimin e komunitetit hebre.

 “Kur arrita në Ballkan, zbulova se nuk kishte asnjë infrastrukturë hebreje në zonë. Megjithëse hebrenjtë jetonin në Kosovë dhe vende të tjera në zonë, komuniteti nuk ekzistonte dhe nuk kishte jetë hebreje në vend”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë 4 vite më parë./newsbomb

I hipur mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë i bie shofarit në Gaza

https://www.instagram.com/chinfo.official/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ef6739ff-05f2-412e-afd1-cd0ef039fa07

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne